Labi konfirmon: Do të kandidoj për kryetar të Ferizajt, nëse fitoj e lë muzikën

Aktuale

Labi konfirmon: Do të kandidoj për kryetar të Ferizajt, nëse fitoj e lë muzikën

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 21:52
Labinot Tahiri

Këngëtari shqiptar, Labinot Tahiri, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2017.

Ai ka pranuar se do të jetë pjesë e AKR-së për zgjedhjet e ardhshme dhe se madje do të jetë kandidat për kryetar të Ferizajit.

Pos tjerash, ai në emisionin Komiteti të TV Dukagjinit ka konfirmuar se do ta lë muzikën nëse fiton.

“Po, do të kandidoj për kryetar. Nëse fitoj, do ta lë muzikën. Vetëm nëse do të fitoj do ta lë muzikën”, u shpreh Labi.

Ditë më parë Labi ndihmoi një fëmijë të sëmurë me Leukemi duke mbledhur me ndihmë të të tjerëve mbi 200 mijë euro për shërimin e djaloshit nga Podujeva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat