Për tre muaj janë sekuestruar afro 68 milionë euro

Aktuale

Për tre muaj janë sekuestruar afro 68 milionë euro

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 12:09
Mbledhja e Këshillit Prokurorial

Ne mbledhjen e Këshillit Prokurorial, ka raportuar koordinatori kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike.

Shqipdon Fazliu që udhëheqë këtë organ ka thënë se në periudhën kohore prill – qershor 2016, është shënuar rekord në fushën e sekuestrimeve ku janë sekuestruar 58 deri ne 68 milionë euro.

Ai ka thënë se sukses është shënuar edhe në lirimin e pronave te uzurpuara, por se puna nuk ka përfunduar ende në këtë fushë pasi që ende nuk janë ngritur aktakuzat.

Por, me gjithë këtë ani pse ka tri vite që është krijuar dhe monitorohet kjo fushë për të gjitha këto vlera ende nuk ka aktgjykime përfundimtare, ndërsa vlera në total e sekuestrimeve është 110 milion euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat