Lëvizja Vetëvendosje reagon pas arrestimit të studentëve

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje reagon pas arrestimit të studentëve

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 17 shtator 2016 Në ora: 13:57
Arrestimet nga Policia e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të studentëve të cilët protestuan tek Kisha Ortodokse serbe, në Kampusin e Universitetit, të cilit kundërshtojnë funksionalizimin e saj.

Në reagimin e VV-së thuhet se asnjë intervenim nuk ndërmorri kjo polici disa ditë më herët, kur zyrtarë të manastirit të Graçanicës, jashtëligjshëm u futën në këtë objekt dhe filluan punimet për rinocimin e tij.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! e dënon ashpër intervenimin e dhunshëm të Policisë së Kosovës ndaj studentëve të Universitetit të Prishtinës të cilët thjeshtë vendosën një pano prej letre para kësaj kishe. Ky objekt, i ndërtuar gjatë regjimit të Millosheviqit, simbolizon planet e tij për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë dhe uzurpon hapësirën e Universitetit të Prishtinës.

Është shqetësuese dhe e papranueshme që Policia të vazhdojë shërbimin me aq përkushtim ndaj klanit Pronto e për interesat e Serbisë. E në anën tjetër të jetë aq shtypëse e brutale ndaj kujtdo që ngrit zërin e angazhohet për interesin e shtetit dhe kombit tonë.

Bëjmë thirrje për lirim të mënjehershëm të studentëve të arrestuar dhe ftojmë Policinë që të mos vazhdojë me këto veprime që po kontribuojnë që Kosova të shndërrohet në shtet autoritar në shërbim të Serbisë”, thuhet në reagimin e VV-së/BS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat