Thaçi shpreh ngushëllime për ish presidentin italian

Aktuale

Thaçi shpreh ngushëllime për ish presidentin italian

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 14:35
Hashim Thaçi

Ish kryeministri dhe presidenti italian, Carlo Azeglio Ciampi, ka vdekur dje në moshën 95 vjeçare.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet e tij, përderisa kujtoi përkrahjen që Ciampi kishte dhënë Kosovës.

Ky është postimi i plotë.

“Ngushëllimet më të thella për vdekjen e burrështetasit të shquar, ish-presidentit italian Carlo Azeglio Ciampi. Si president e udhëhoqi vendin e tij në kohë të vështira, por me vizionin dhe urtësinë e tij ia doli ta konsolidonte Italinë përbrenda dhe në arenën ndërkombëtare. Ishte president në kohën kur bota demokratike u ngrit për të ndalur përpjekjen për gjenocid në Kosovë dhe kur vendi ynë kishte një nevojë të madhe për përkrahje nga miqtë ndërkombëtarë. Ish-presidenti Ciampi do të kujtohet për përkushtimin dhe pasionin me të cilin i shërbeu vendit të tij” deklaroi Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat