Veseli viziton familjen e Xhavit Hazirit

Aktuale

Veseli viziton familjen e Xhavit Hazirit

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 16:17
Kadri Veseli në familjen e Xhavit Hazirit

Kryekuvendari Kadri Veseli ka vizituar sot familjen e Xhavit Hazirit, në 18 vjetorin e rrëmbimit të tij.

Këto janë fjalët e Veselit pas takimit me familjarët:

“Ai ishte një nga ideologët dhe veprimtarët më të përkushtuar të Lëvizjes sonë kombëtare, e cila u kurorëzua me krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Në vitet e stuhishme që kaloi Kosova nga viti 1981 deri në vitet e luftës çlirimtare Xhavit Haziri ishte gjithmonë aty ku punohej e veprohej për lirinë e atdheut tonë”.

“Asnjëherë, as torturat, as burgosjet, nuk ia thyen shpirtin e rezistencës dhe fuqinë e organizimit patriotik”.

“Ndihem krenar që e pata shok e bashkëveprimtar. Për ne që e njohëm do të jetë i paharruar kujtimi për të, ndërsa shenjat e kontributit të tij do të qëndrojnë përjetë në monumentin e lirisë së Kosovës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat