Majlinda Bekteshi zgjedhet kryetare e Forumit Rinor të AKR-së në Obiliq

Aktuale

Majlinda Bekteshi zgjedhet kryetare e Forumit Rinor të AKR-së në Obiliq

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 19:06
Majlinda Bekteshi

Në vazhdën e procesit të brendshëm zgjedhor, Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur Kuvendin zgjedhor të Forumir Rinor të degës së partisë në Obiliq.

Mysafir nga qendra në këtë Kuvend zgjedhor ishte koordinatori i zgjedhjeve ne AKR, z.Vesel Makolli, koordinatori i degës së AKR-së në Obiliq Vahudin Ibrahimi, koordinator i forumit rinor të AKR-së në qender Zijadin Geci, si dhe anëtarët e grupit të koordinimit Leutrim Sahiti dhe Durim Neziri.

Koordinatori Makolli i përshendeti delegatët ne emer te Presidentit Pacolli dhe u shpreh se rinia jonë, ëndërrat e saj do t’i realizojë me AKR-në dhe asesi të mos kërkojnë jetë më të mirë duke dalë jashtë Kosoves, ai ka thënë se AKR do të punojë që rinia jonë të jetë e barabartë me të rinjtë e Evropës dhe të botës.

“AKR-ja dhe Presidenti Pacolli, do t’ia kthejne dinjitetin rinisë së Kosovës” ka thënë Makolli.

Kuvendi më pas i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor në prani të 63 delegatëve, me shumice votash, kryetare e Forumit Rinor të AKR-së në Obiliq u zgjodh Majlinda Bekteshi.

Kryetarja e sapozgjedhur, i falenderoi delegatet per besimin e dhënë si dhe u zotua që do të punojë me të gjithë për një jetë më të mirë për të rinjtë në Obiliq. Kuvendi zgjodhi edhe strukturat tjera udhëheqëse të Forumit të degës, ku nenkryetarë u zgjodhën Florin Krasniqi dhe Kaltrina Ismajli, sekretare Aulona Feta si dhe kryesia e Forumit e përbërë prej 11 anetarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat