Ahmeti: Thaçi pa Serbinë, mbetet vetëm i akuzuar potencial nga Gjykata Speciale

Aktuale

Ahmeti: Thaçi pa Serbinë, mbetet vetëm i akuzuar potencial nga Gjykata Speciale

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 21:08
Hashim Thaçi përkulet para lapidarit serb

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili tha se kisha serbe në kampusin e UP-së nuk guxon të preket.

Ahmeti përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Thaçi ka reaguar në këtë mënyrë vetëm për të qenë relevant para faktorit ndërkombëtar.

Sipas Ahmetit, po mos të ishin koncesionet që Thaçi i bën ndaj Serbisë, ai do të mbetej vetëm një i akuzuar potencial në Gjykatën Speciale.

“Si nënshkrues i demarkacionit tokë falës, dhe premtues e nënshkrues i asociacionit tokendares, Thaçi krijon tema te tilla si kjo më poshtë ku mund të duket i moderuar dhe relevant në Ballkan. Për këtë arsye këshilltaret e tij shkruajnë artikuj kundër Ramës dhe takimeve me Vucicin sepse frikohet që dikush ja zënë vendin tek koncesionet”, ka shkruar i pari i Prishtinës në Facebook.

Ahmeti ka shtuar se Kosova do të ekzistojë edhe pas presidentit Hashim Thaçi, duke shtuar se “nuk duhet lejuar që ky njeri dhe ekzistenca e tij të na le pasoja për shtetin tonë”.

Reagon Thaçi: Kisha në oborrin e UP'së nuk guxon të preket

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat