Vetëvendosje kërkon që Demarkacioni të kthehet në pikën zero

Aktuale

Vetëvendosje kërkon që Demarkacioni të kthehet në pikën zero

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 14:10
Aida Dërguti

(E plotësuar) - Javën e ardhshme mund të ndodh një takim në mes liderëve të pozitë dhe opozitë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, për të cilën Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për të bërë zgjidhje, por fillimisht duhet gjithçka të kthehet në pikën zero.

Kështu ka thënë nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërgut, gjatë një konference për media, ku u tha se marrëveshja e 14 shtatorit në mes Kosovës dhe Serbisë, për targat është e turpshme si çdo marrëveshje e deri tanishme.

Të premten e javës që lamë pas pozitë e opozitë ishin takuar për të diskutuar lidhur me çështjen e demarkacionit, ku për këtë takim Dërguti deklaroi se ka qenë gjetja e një konsensusi për demarkacionin me Malin e Zi.

Dërguti: Kemi vullnetin që të ulemi bashkërisht për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit

“Sa i përket takimit që e kemi pasur të organizuar nga Naim Rashiti ka pas të bëjë me gjetjen e konsensusit për çështjen më urgjente sic është demarkacioni për të cilën ne jemi deklaruar shumë herë që jemi të gatshme të zgjidhemi çështjen e demarkacionit por bazamenti se si i qasemi këtij problemi nuk mund të jetë në asnjë moment marrëveshja aktuale e Thaçit, pra, duhet të kthehet gjithçka në pikën zero, duhet të shkarkohet komisioni aktual. Fillimi dhe rifillimi i një procesi të ri për demarkacionin natyrisht që ne kemi vullnet dhe gatishmëri që të ulemi bashkërisht dhe të zgjidhim çështjen e demarkacionit”, tha Dërguti.

Ndërsa, për marrëveshjen e targave në mes Kosovës dhe Serbisë nga bisedimet në Bruksel, për të cilën Lëvizja Vetëvendosje në pasditen e së dielës kishte thirrur konferencë për media, Dërguti u shpreh se marrëveshja e 14 shtatorit në thelb nuk ndryshon nga ajo e 2 korrikut të 2011-ës.

Ajo shtoi se forcimi i shtetësisë përballë Serbisë po mbetët vetëm në deklaratat e Edita Tahiri, Thaçit, Mustafës e së fundmi edhe deklaratat e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Dërguti: Targat provuese nuk po hiqen për të dyja palët

“Për të saktësuar edhe marrëveshjen e 14 shatorit që në thelb nuk ndryshon nga ajo  e 2 korrikut 2011, duhet t’i bëhet me dije qytetarëve të Kosovës se në radhë të parë  targat provuese nuk po hiqen për të dyja palët sepse ka qenë e zbatueshme vetëm nga pala e Serbisë për targat RKS”, tha Dërguti.

Sipas saj, marrëveshjen e 14 shtatorit por edhe marrëveshjet e tjera të arritura deri më tash, janë marrëveshje të turpshme të sjellura nga “Qeveria Pronto”. Dërguti edhe njëherë ka kërkuar që bisedimet Kosovë-Serbi të çfarëdo niveli të ndalen.

Dërguti: Marrëveshja e 14 shtatorit e turpshme

“Këta që çdo ditë e kanë gojën institucionalizim dhe shtet kanë prodhuar këtë situatë aspak të lakmueshme për çfarëdo lloj të shtetit. Nga ana tjetër, negociatat me Serbinë në çfarëdo niveli duhet të ndalen, tashmë është vërtetuar plotësisht se këto negociata ka dëmtuar Kosovën dhe ka ndihmuar edhe ende po e ndihmojnë Serbinë për të ecur përpara në proceset integruese. Kjo ecje e Serbisë po bëhet në kurriz të Kosovës falë ”Qeverisë Pronto”, marrëveshja e 14 shatorit është e turpshme si çdo marrëveshje tjetër që ka sjellë “Qeveria Pronto” nga Brukseli.

Ajo tha se do të duhej të ndryshuar qasja e Serbisë karshi Kosovës dhe kushti i parë po të qeveriste vendin VV-ja, do të ishte kërkim falja për të gjitha krimet e luftës.

Kurse, sa i përket Kishës Ortodokse në oborrin e UP-së, Dërguti tha se ai objekt është pa leje ndërtimi dhe nuk mund të quhet kishë, duke theksuar se më tepër është simbol i gjenocidit të Millosheviqit i cili zgjon traumën kolektive të shqiptarëve sa herë që e shohin atë.

 Demarkacioni të kthehet në pikën zero

Javën e ardhshme mund të ndodh një takim në mes liderëve të pozitës dhe opozitës për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, për të cilën Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për të bërë zgjidhje, por fillimisht duhet gjithçka të kthehet në pikën zero. Kështu ka thënë nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, gjatë një konference për media.

Ajo tha se marrëveshja e 14 shtatorit në mes Kosovës dhe Serbisë, për targat është e turpshme si çdo marrëveshje e deritashme.

“Kthimi në pikën Zero i çështjes së Demarkacionit natyrisht që është diçka pozitive dhe për ne s’do të jetë aspak problem që të takohemi e të bisedojmë për këtë teme, përndryshe në mënyrë tjetër, jo. Javën e ardhshme mendohet të mbahet një takim liderësh, por ne i kemi vrejtjet tona, nëse kjo marrëveshje kthehet në pikën Zero, atëherë padyshim që do të jemi pjesë e këtij takimi. Kjo për shkak të mirës së vendit dhe qytetarëve”, tha ajo.

Ndërsa, sa i përket kishës ortodokse në oborrin e UP-së, Dërguti tha se ai objekt është pa leje ndërtimi dhe nuk mund të quhet kishë.

”Objekti në kampus, është një objekt që nuk ka leje ndërtimi. Ai objekt nuk duhet të quhet kishë dhe thjeshtë duhet të cilësohet vetëm si objekt pa leje ndërtimi. Ai është objekt që paraqet gjenocidin dhe për ndërtesat e tilla Prishtina ka statusin, objekte të ndërtuara ilegalisht”, tha Dërguti.

VV: Marrëveshja për targat e turpshme dhe jo reciproke

Javën e ardhshme mund të ndodh një takim në mes liderëve të pozitë dhe opozitë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, për të cilën Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për të bërë zgjidhje, por fillimisht duhet gjithçka të kthehet në pikën zero.

Kështu ka thënë nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërgut, gjatë një konference për media, ku tha se marrëveshja e 14 shtatorit në mes Kosovës dhe Serbisë, për targat është e turpshme si çdo marrëveshje e deri tanishme.

“Për të saktësuar marrëveshja 14 shtatorit në thelb nuk ndryshon nga ajo 2 korrik. Duhet t’i bëhet me dije qytetarëve se kjo marrëveshje nuk është reciproke, pse duhet të vazhdohet edhe për pesë vite lëshimi targave me KS”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat