A ka përfituar Kosova, nga bisedimet?

Aktuale

A ka përfituar Kosova, nga bisedimet?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 shtator 2016 Në ora: 17:35
Ilustrim

“Së pari qeverisja në masë të madhe e zhytur në korrupsion dhe dukuri të tjera të shëmtuara dhe, së dyti opozita e cila në agjendën e vet nuk e ka mirëqenien e Kosovës, por ardhjen me çdo kusht dhe mjet në pushtet, qoftë edhe duke e dëmtuar rëndë shtetësinë e Kosovës. Sot presionin ndaj Brukselit e udhëheq pala serbe, përderisa pala kosovare është më shumë në cilësinë e vrojtuesit e cila nuk jep kontribut në negociata por se në momente kur ftohet bëhet pjesëmarrëse në takime sa për protokoll”, ka thënë analisti Leon Duhanaj,

Dialogu i Brukselit dhe mos  zbatimit nga pala serbe të shumicës së marrëveshjeve të  nënshkruara deri më tani ka bërë që Kosova të futet në një rrugë pa krye. Prishtina nuk po arrin ta imponojë agjendën e  afatizimit të këtij dialogu deri tani  gati krejtësisht të  pa suksesshëm, derisa Ministrja për dialog Edita Tahiri, thotë se  afatizi i  dialogut duhet të përcaktohet nga BE-ja.  Analistët politikë vlerësojnë, se çështja e dialogut Kosovë – Serbi, është shndërruar në një rrugë të gjatë, e cila në masë të madhe i ngjason një tuneli të errët, nga i cili nuk dihet as kur dhe as si të dilet.  Sipas tyre, Prishtina zyrtare që në fillesat e dialogut të saj me Beogradin kishte paqartësi dhe shkretime të mëdha, me kompromise të mëdha dhe pa kushtëzime për palën tjetër.  Ata pohojnë, se Kosova në këtë rast po tregohet e pafuqishme dhe pa vullnet për imponim të agjendës, duke u mbështetur vetëm në vendimet që i marrin ndërmjetësit e BE-së.

Adlum Ramadani, ka thënë se, afatizimi i agjendës nga ana e Prishtinës nuk mund të arrihet, përderisa vetë dialogu bilateral, i cili është i paraparë të sjellë, marrëveshje bilaterale mes palëve me qëllim të përmirësimit të raporteve ndër shtetërore rezulton i njëanshëm. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat