Ish pjesëtari i SHIK-ut pyet Remin: Ti komandanti i Llapit, pasi u vra Zahir Pajaziti, ku ishe në atë kohë

Aktuale

Ish pjesëtari i SHIK-ut pyet Remin: Ti komandanti i Llapit, pasi u vra Zahir Pajaziti, ku ishe në atë kohë

Nga: P.R Më: 19 shtator 2016 Në ora: 11:07
Rrustem Mustafa

Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish pjesëtar i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas deklarimeve të presidentit Hashim Thaci dhe Komandant Rrustem Mustafa, Remi, rreth Kishës së ndërtuar nga krimineli Millosheviq në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

“Ti komandanti i Llapit tek pasi ra Zahir Pajaziti në prit dhe u vra, ku ishe ti në atë kohë po ta përkujtoj se zona e 5 e kishte Prishtinën nen kontroll dhe se kryetari i komunës ka qen njeri i zgjedhur nga ti, apo ishe zanun ma pallatin e rinis deri sa e dogjët (Bora e Ramizin) ,apo ishe zanun duke i ''Çliruar'' nga punëtorët (okupuar) e duke i bërë për veti fabrikat, hotellet, fushat, pompat e benzinës, lokale, stadjonet, kiosket apo ishit duke vrare artitekët, apo ishe duke plaçkitur fondin ''miqtë e TMK'' e ishit duke i ndërruar veturat luksoze për çdo javë (një polic austriak ju ka pat ba kahre,,, ),apo ishit duke dhanë pare me fajde për nevojtar atëherë përmes vëllezërve të juaj”, ka shkruar Miftari.

Ja postimi i tij i plotë:

Ku ishit ju komandantë 1999 që nuk e rrezuat gjate QPK ligjërisht përtokë këtë objekt ''kish të lugatave serb'' të Arkanit dhe Millosheviqit, Hash ju ishit duke vrapuar në Dragadon me Kadrinë se kush do ta tradhtonte, ma par UÇK (K90) ta çarmatosnin dhe ti lenit rrugëve mijëra ushtar që pastaj çdo keq bërje ti atribuohet UÇK-së si fajtor kujdestar, apo ishe duke vrapuar ti rrëmbesh miliona franga e marka nga fondi vendlindja thërret, që pastaj të duheshin për privatizime dhe për gurthyesit e ''juaj''( se babën e kishit patur milioner.!) apo ishe zanun duke planifikuar përmes SHIK-ut se kon nga rivalët politik do ta vritni sonte e kon nesër sidomos njerëzit e Ibrahim Rugovës apo ndonjë komandant që nuk ishte nën urdhrat e juaj dhe paraqiste rrezik per ju nesër''.... 

Ti komandanti i Llapit tek pasi ra Zahir Pajaziti në prit dhe u vra, ku ishe ti në atë kohë po ta përkujtoj se zona e 5 e kishte Prishtinën nen kontroll dhe se kryetari i komunës ka qen njeri i zgjedhur nga ti, apo ishe zanun ma pallatin e rinis deri sa e dogjët (Bora e Ramizin) ,apo ishe zanun duke i ''Çliruar'' nga punëtorët (okupuar) e duke i bërë për veti fabrikat, hotellet, fushat, pompat e benzinës, lokale, stadjonet, kiosket apo ishit duke vrare artitekët, apo ishe duke plaçkitur fondin ''miqtë e TMK'' e ishit duke i ndërruar veturat luksoze për çdo javë (një polic austriak ju ka pat ba kahre,,, ),apo ishit duke dhanë pare me fajde për nevojtar atëherë përmes vëllezërve të juaj. Unë e kuptoj sot pse ju i doni kishat dhe dëshironi qe kjo situatë te vazhdoj përjetësisht kështu keq pas ju multi milioner si keni punët keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat