Kapen dy shqiptarë nga Kosova gjatë përpjekjes për të hyrë ilegalisht në Rumani

Aktuale

Kapen dy shqiptarë nga Kosova gjatë përpjekjes për të hyrë ilegalisht në Rumani

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 17:14
Shqiptaret e kapur

Policia Kufitare në qytetit Sannicolau Mare të zonës Timish në Rumani ka kapur dy të rinjë shqiptarë nga Kosova, të cilët ishin duke u përpjekur për të hyrë në mënyrë të paligjshme, në këmbë, nga Serbia për në këtë vend me qëllim që nga aty të shkojnë në një shtet të Evropës Perëndimore.

Mediat rumune raportojnë se ata janë të moshës 20 dhe 25 vjeçare, dhe  ishin fshehur në një fushë kur u kapën nga autoritetet e këtij vendi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat