PDK –ja, është alfa dhe omega e krimit?

Aktuale

PDK –ja, është alfa dhe omega e krimit?

Hava Orana - Xhukolli Nga Hava Orana - Xhukolli Më 19 shtator 2016 Në ora: 17:23
ilustrim

Sipas njohësve të çështjeve politike

“PDK-ja, ka bërë veprime shumë të pista dhe përmes shërbimit të tyre kriminal me emrin SHIK, kanë kontrolluar çdo pore të shtetit, me veprimtari të ndryshme kriminale dhe dyshohet që janë përgjegjëse për pjesën dërrmuese të vrasjeve të pasluftës. Edhe sot e asaj dite kjo parti udhëheq pushtetin dhe është Alfa dhe Omega e krimit ekonomik dhe politik në Kosovë nga klani mafioz ''Pronto'', fajtorët kryesorë për gjitha të këqijat që i kanë ndodhur dhe vazhdojnë t'i ndodhin shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë analisti Faik Krasniqi.

Partitë politike për të hyrë në pushtet përdorin format nga më të ndryshmet. Secila parti që është në pushtet apo që synon pushtetin, ka qasje dhe qëndrime shpeshherë kontradiktore. Si veprime të tilla po konsiderohen edhe ato të Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu, veprimet e Vetëvendosjes i ka krahasuar me ato të PDK-së së pasluftës, publicisti Milaim Zeka. Sipas tij, ngjashëm siç vepronte dikur PDK-ja që hidhte ‘helm e vrerë’ ndaj kundërshtarëve politikë, atë kohë LDK-së së ish Presidentit Ibrahim Rugova, edhe Vetëvendosja sot po fyen Policinë e Kosovës, duke i quajtur si paramilitarë.   Vetëvendosja, është subjekti politik në Kosovë që më së shumti ndeshet me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të drejtësisë, për shkak të organizimit të protestave të shpeshta dhe aksioneve tjera kundër pushtetit.  Mirëpo ka edhe analistë  që mendojnë, se qasja e Vetëvendosjes as që mund të quhet politike. Kështu, analisti politik Leon Duhanaj thotë, se përderisa PDK-ja, ka pretenduar se është trashëgimtare e UÇK-së, Vetëvendosja nuk ka asgjë me të cilën mund të mburret.  “Qasja destruktive në të bërit politikë, nëse mund ta quajmë politikë, këtë çfarë po bën Lëvizja Vetëvendosje, nuk besoj që mund të cilësohet si e njëjtë me atë se çfarë ka qenë PDK-ja e pasluftës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat