3 miliard dollarë u dhanë për Kosovën, pas vitit 1999

Aktuale

3 miliard dollarë u dhanë për Kosovën, pas vitit 1999

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 19 shtator 2016 Në ora: 17:49
ilustrim

Keqpërdorimi i fondeve të BE -së

“Ku janë investuar në cilët sektorë dhe rezultatet e këtij investimi? Pas luftës shumë organizata kanë investuar, po megjithatë ka ngel një gjendje e rëndë në shumë sektorë. Kjo nënkupton se kemi pas një keq menaxhim dhe nuk kemi pas transparencë se ku kemi pas investime. Andaj nuk është çudi që në çdo raport të organizatave ndërkombëtare, Kosova renditet lartë për mos luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë  deputetja Time Kadrijaj.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka deklaruar ditë më parë se Bashkimi Evropian ka shpenzuar 3 miliard dollar. Kështu, sipas zonjës Apostolova, janë krijuar vende pune dhe BE-ja është duke ndihmuar ekonominë e vendit në mënyrë që qytetarët e Kosovës të jetojnë më mirë.  “Që nga viti 1999 tashmë kemi shpenzuar 3 miliard dollarë të asistencës së BE-së. Kemi krijuar vende pune, po e ndihmojmë ekonominë e vendit dhe po bëjmë gjithçka që qytetarët e Kosovës të jetojnë më mirë”, ka thënë ajo.  Por, pavarësisht këtij investimi kaq të madh, Kosova që nga paslufta nuk ka shënuar ndonjë rritje të madhe ekonomike, aq më tepër ajo ka vazhduar të rangohet në mesin e vendeve më të varfra, e po ashtu me nivel të lartë të korrupsionit.  Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina, ka thënë se BE-ja një pjesë të fondeve të saj i ka ndarë për misione,  që ka drejtuar vetë si ai i EULEX-it apo me herët për shtyllën e IV të UNMIK-ut.  “Jo vetëm BE, por edhe shumë vende tjera kanë dhënë miliarda euro në Kosovë në projekte të ndryshme. Mirëpo është e vërtetë se përkundër këtyre fondeve Kosova mbetet vendi më i pazhvilluar në rajon.  BE-ja një pjesë të fondeve të saj i ka ndarë për misione qe ka drejtuar vetë si ai i EULEX-it apo me herët për shtyllën e IV të UNMIK-ut. Përveç kësaj ka pas edhe qindra projekte tjera të mesme e të vogla të cilat i ka financuar BE-së”, ka thënë Pantina.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat