Edhe nxënësit nga Shqipëria ta vizitojnë Kosovën

Aktuale

Edhe nxënësit nga Shqipëria ta vizitojnë Kosovën

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 22:51
Pamje nga konferenca

Në një takim që është mbajtur në Ferizaj me bizneset e vogla e ku morri pjesë edhe ambasadori nga Shqipëria, Qemal Minxhozi, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa ka bërë një propozim që asnjëherë deri më tani nuk është thënë zyrtarisht.

Svarqa me këtë rast ka  fol për ekskursionet e maturantëve të cilat po organizohen për vizita në Shqipëri. Ai ka kërkuar që kjo praktikë të filloi edhe nga ana e maturantëve të Shqipërisë që të vizitojnë Kosovën

“Po flasim për bashkëpunim mes dy shteteve por praktika po tregon se vetëm nxënësit tanë po vizitojnë Shqipërinë. Do të ishte mirë që e njëjta gjë të ndodhte edhe me maturantët nga Shqipëria duke vizituar Kosovën. Edhe në Kosovë  kemi vende të cilat ia vlen të vizitohen. Në kuadër të këtyre  vizitave edhe  nxënësit nga Shqipëria do të njiheshin më për së afërmi më  Kosovën dhe natyrisht kjo do të rriste edhe ofrimin e tyre me pjesën tjetër të viseve shqiptare” ka thënë Svarqa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat