Rrëfimi: Pse e rraha mjekun në QKUK

Aktuale

Rrëfimi: Pse e rraha mjekun në QKUK

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 23:54
Lorik Jasharaj

Është rrëfyer ekskluzivisht qytetari Lorik Jasharaj i cili ka pranuar publikisht se e ka rrahur një mjek në QKUK.

Kjo sipas Jasharajt ka ndodhur pasi mjeku kujdestar në QKUK nuk e ka përfillur kërkesën për trajtimin e babait të tij i cili pas aksidentit kishte pësuar gjakderdhje në kokë. 

“Të shtunën rreth orës 13:00 babai im ka pësuar aksident me ç’rast ka pasur gjakderdhje në kokë dhe unë jam detyruar ta dërgoj me makinë deri në QKUK”.

“Kur kemi hyrë brenda rreth 15 deri në 20 minuta nuk ka pas intervenim nga mjeku”.

Jasharaj tregon se ka pasur edhe pacientë tjerë që janë ankuar.

“Ka pasur edhe pacientë tjerë që janë ankuar, ndërsa unë pas 20 minutave kam hyrë brenda dhe e kam parë doktorin duke biseduar në telefon me dikë e kam lutur që të kujdeset për babain”.

“E kam sulmuar me fyerje jo fizikisht dhe në atë moment ka ndërhyrë një tjetër doktor”.

“Edhe pse jam sjellë shumë mirë ata nuk e kanë përfillur kërkesën time dhe prej nervozës më pas e kam sulmuar edhe fizikisht edhe me fjalë të rënda”.

Megjithatë Jasharaj nuk ndihet keq për doktorin që e ka goditur.

“Nuk më vjen keq për doktorat por për pacientët që janë ballafaquar me ata dy doktorë që nuk e kryejnë detyrën e tyre siç duhet”.

Ai tregon se gjendja e babait të tij tashmë është përmirësuar.

“Tani babai është më mirë pasi ka pasur një kujdes të veçantë”.

“Absolut nuk jam interesuar për gjendjen e mjekut dhe nuk do t’i kërkoj falje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat