Pantina: RTK në duar të klaneve mafioze, kërkojmë shkarkimin e Bordit

Aktuale

Pantina: RTK në duar të klaneve mafioze, kërkojmë shkarkimin e Bordit

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 11:35
Shqipe Pantina

(E plotësuar) - Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Bordit dhe menaxhmentit të RTK-së, për shkak të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të këtij mediumi.

Deputetja Shqipe Pantina në një konferencë për media, tha se RTK me mënyrën se si raporton, tregon se ky nuk është televizion i qytetarëve të Kosovës, por televizion i Kadri Veselit.

 Andaj siç tha ajo VV kërkon krijimin e një komisioni hetimor parlamentar,  i cili do të hidhte dritë mbi të gjitha këto keqpërdorime, që i janë bërë këtij institucioni. Ajo thotë se RTK  duhet t’i  kthehet profesionistëve të ndershëm dhe të pa korruptuar.

Pantina: RTK shembull i keq menaxhimit

“RTK i cili financohet me paratë e taksapaguesve të Kosovës dhe tash e sa kohë është bërë shembull i keq menaxhimit dhe keqpërdorimit të taksave të taksapaguesve të Kosovës si dhe keqpërdorim të hapësirës mediale publike, për interesa krejt të ngushta personale e klanore. Përkundër faktit që RTK  merr nga buxheti i Kosovës rreth 10 milion euro çdo vit,  asnjëherë nuk ka raportuar se si i ka shpenzuar këto para. Përkundër buxhetit të madh ky institucion është i mbytur në borxhe. Borxhi i rtk së tashmë ka arritur në 7 milion euro. Askush ende nuk ka dhënë përgjegjësi për keq menaxhim shkatërrues për këtë institucion”, tha Pantina.

Pantina thotë se numri i punonjësve në RTK ka arritur në 950, të cilët marrin paga e vazhdojnë të blejnë emisione nga produksionet private. Ndërsa thotë se ky televizion tashmë është në duar të klaneve mafioze.

Pantina: RTK  në duar të klaneve mafioze

“RTK është shndërruar një instrument në duart e klaneve mafioze, e cila nuk e përdor vetëm për t’i rehatuar në pozita familjarët e tyre. E këtu dua t’ iu përkujtoj që përveç bashkëshortes së kryetarit të komunës së Klinës, në këtë institucion po ashtu janë të punësuar vajza e Xhevahire Izmakut, e cila punon si përkthyese si dhe vëllai i Blerta Deliut që punon në prokurim”, tha ajo

Vetëvendosje kërkon shkarkimin e Bordit të RTK-së

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të shkarkohet Bordi I Radio Televizionit të Kosovës.

Deputetja Shqipe Pantina në një konferencë për media të mbajtur sot tha se RTK është bërë  shembull i keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të taksave te qytetarëve.

“Përkundër faktit që RTK merr nga buxheti 10 milionë euro ne vit asnjëherë nuk ka  raportuar se ku i shpenzon këto para. Ky institucion është i zhytur në borxhe dhe ai është 7 milionë euro”, tha Pantina.

Sipas saj teksa borxhi rritet RTK ka vazhduar me mbipunësime  dhe numri i atyre që marrin paga është  950 euro.

Pantina tha se RTK vazhdon të blejë emisione nga produksione private dhe se ky televizion është shndërruar në instrument i grupeve dhe klaneve mafioze

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat