Shpend Ahmeti flet për uzurpimet në Dardani, ky është sqarimi i tij

Aktuale

Shpend Ahmeti flet për uzurpimet në Dardani, ky është sqarimi i tij

Nga: N.E. Më: 20 shtator 2016 Në ora: 12:42
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti ka dalë me sqarim rreth largimit të banorëve të banesave në Dardani. Sipas Ahmetit shumë njerëz kanë hyrë në banesa të ndryshme dhe nuk dihet si i kanë marrë ato banesa mirëpo është gjykata ajo që do të vendos e jo Komuna.

“Se si janë zaptu banesat sigurisht se do të kuptohet me kohë. Ka pas njerëz me shtëpi të djegura, ka pasur "të fortë" që kanë zaptu për veti e kanë nda tjerëve me para e qera etj. Por, sikurse edhe më shumë banesa tjera të zaptuara, pas një kohe gjyqet janë marr me rastet”

“Diku në vitin 2005 pra shumë para fillimit të mandatit tonë, NPB ka paditur palet dhe ka kërkuar lirimin e banesave të Dardanisë për ta përfunduar projektin dhe për ta dorëzuar pronen tek pronaret. Në vitin 2012, gjykata ka vendosur në favor të NpB në të gjitha shkallet, duke thënë se uzurpimi është uzurpim pa marr parasysh rrethanat. Tash Gjykata ka vendos me e zbatu vendimin. Pra, jo komuna, jo ndonjë instancë tjetër por gjykata” ka thënë Ahmeti.

 Ai tregoi se ka mbajtur takim me banorët para dy viteve edhe para një viti duke i treguar që Komuna nuk mundet të bëjë atë që ata kërkojnë.

Kryetari u shpreh se nëse do të ishin rastet sociale komuna e ka obligim që tí ndimojë me asistencë sociale mirëpo ai tregoi se janë mbi 1500 familje pa strehim dhe për ata të gjithë janë të barabartë dhe nuk mund të jetë arsyetim që ata të kanë më shumë të drejtë pasi që i kanë zënë të parët në vitin 1999.

Ai kërkoi që rastet sociale të lajmërohen në Komunë dhe gjithashtu tregoi se shumica e palëve kanë kërkuar me i ble ato banesa. Pra, shumica nuk janë raste sociale.

Ahmeti tregoi edhe për banesat te rrethi i flamurit në Dardani mbetet çështje e pazhgjidhur dhe duhet të diskutohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Ka uzurpime klasike, ka qera mbi qera, mirëpo ka edhe raste sociale, dhe si të tilla nuk mund ti përgjithësojmë. Uzurpimin nuk duhet ta legalizojmë, por edhe të rrezikuarit duhet ti mbrojmë” ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat