Veseli: Mike Jackson gjeneral i lirisë së Kosovës

Aktuale

Veseli: Mike Jackson gjeneral i lirisë së Kosovës

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 13:20
Kadri Veseli, Mike Jackson

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e ka quajtur gjeneral të lirisë së Kosovës, komandantin e parë të KFOR-it Mike Jackson.

Ndërsa tha se me iniciativë të rektorit të Universitetit të Prishtinës  gjenerali Jackson do të shpallet “Doktor Honoris Causa”, në një ceremoni të veçantë, në një rast tjetër, kur do të jetë i pranishëm në Kosovë.  Veseli pas një takimi që kishte me gjeneralin britanik Jackson foli dhe për ushtrinë e Kosovës, për të cilën tha se do të formohet së shpejti.

 Veseli: Ky është gjenerali i lirisë së Kosovës

“Ky është gjenerali i lirisë së Kosovës, i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme, në momentet me të rënda të lirisë së Kosovës dhe atij vakumi, të kalimit të një tranzicioni me sa më pak pasoja. Ne jemi mirënjohës sot 17 vite me pas, kemi shtetin tonë të pavarur dhe sovran. Demokracia jonë po funksionon. Kosova shumë shpejtë do ta ketë ushtrinë e vet, e cila do të bëhet një transformim me partneret tanë perëndimor siç janë SHBA, partnerët e NATO-s. Synimi ynë është që shumë shpejtë të lëvizim me hapa të sigurte drejtë integrimit në NATO, ashtu siç është synimi ynë që të ecim drejtë BE-së“, tha Veseli.

E gjenerali Jackson, ka kujtuar kohën kur kishte ardhur si gjeneral në Kosovë në vitin 1999 dhe tani, foli për progresin që Kosova ka arritur, gjatë këtyre viteve.

Jackson: Kam vërejtur shumë ndryshime

“Kam vërejtur shume ndryshime. Përshtypja e tretë, fillon të shëtisësh në Prishtine dhe sheh ndërtesa të reja, hotele të reja. Në vitin 1999 hoteli më i mire ishte hoteli ‘Grand’.  Natën e kaluar kam fjetur ne këtë hotel te ri”, tha Jackson.

E sa i përket formimit të ushtrisë së Kosovës, gjenerali Jackson tha se  e di që ekziston dëshira e madhe për formimin e ushtrisë, por kjo do të marrë kohë.

Jackson: Formimi i ushtrisë do të marrë kohë

“Gjendja e Kosovës është ende në tranzicion. Tani keni shumicën e anëtarëve të Bashkimit Evropian që kanë mbështetur deklaratën e  pavarësisë. Por  Rezoluta e OKB-së  1244, e cila ishte si një Bibël për mua kur isha këtu.… Kjo nuk do zgjas përgjithmonë, por nuk mund ta cekë se kur do të ndryshojë kjo. Jam i vetëdijshëm që ekziston dëshira politike për një ushtri për Kosovën, por kjo do marrë kohë që të realizohet”, tha ai.

Gjenerali Mike Jackson ka qenë komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat