Ja kur do të mbahet takimi për fatin e Demarkacionit

Aktuale

Ja kur do të mbahet takimi për fatin e Demarkacionit

Nga: N.E. Më: 20 shtator 2016 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Çështja e demarkacionit ka mbetur ende pa ndonjë zgjidhje, ndërsa dy partitë më të mëdha opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i janë përgjigjur ftesës së Kryeministrit Mustafa, për të diskutuar për çështjen e Demarkacionit kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ky takim pritet të mbahet posa të kthehet Kryeministri nga New Yorku.

Këshilltari i Kryeministrit, Faton Abdullahu, ka thënë se posa të kthehet Kryeministri nga New Yorku do t'i përkushtohet edhe më shumë agjendës së demarkacionit në të cilën përveç tjerash përfshihen edhe bisedat me faktorët relevantë gjithsesi edhe me opozitën.

 Abdullahu këtë takim e ka konsideruar si një mundësi të mirë për fakte e jo për akuza.

 “Konsiderojmë se akuzat për kokëfortësi nuk i ndihmojnë askujt, faktet e pa rrëzueshme duhet të jenë bazë e cilësdo bisedë, cilitdo komunikim. Ky vazhdon të jetë parim i Qeverisë sa i përket demarkacionit. Duhet të ngadhënjejnë faktet e vërteta dhe pragmatizmi” ka thënë Abdullahu.

 Sipas tij duhet të mbizotëroj interesi nacional dhe interesi i qytetarëve. Opozita këtë takim e ka quajtur si mundësi të mirë për të diskutuar për hapat që duhet të ndërmerren për fillimin e procesit të ri të demarkacionit.

 Ndërkohë, kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, ka thënë se dialogu është gjithmonë i mirë edhe atëherë kur palët nuk pajtohen, mirëpo ajo çfarë do të diskutohet është procesi i një verzioni të ri të demarkacionit, pasi që ai version ka vdekur dhe nuk ka çka të flitet për të.

“Sa i përket dialogut për demarkacionin e vetmja temë që mundet me u diskutu është për hapat që duhet të ndërmerren për fillimin e procesit të ri të demarkacionit. Verzioni aktual është version i keq i cili në mungesë të votove është tërhekur nga Kuvendi” ka thënë Arifi për Bota Sot.

 “Ky version është i vdekur dhe për të nuk çka të flitet më” ka shtuar Arifi.

Edhe sipas partisë opozitare, Nisma për Kosovën, në këtë takim duhet biseduar për t'u rishikuar ky version apo edhe për t’u rrëzuar i tëri.

Anëtari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se qëndrimi i Nismës vazhdon të jetë i pandryshuar dhe se çështja e demarkacionit duhet rishikuar apo ndryshuar.

“Qëndrimi ynë mbetet i pa ndryshuar. Ky version i demarkacionit nuk kalon. Ose rishikim ashtu siç kanë konstatuar ekspertët e pavarrur, ose rrëzim të saj në Kuvend të Kosovës” ka thënë Sherifi.

Kurse, Lëvizja Vetëvendosje është shpreh se pavarësisht takimeve që i zhvillon ajo, ata nuk do të ndryshojnë qëndrim, sepse qëndrimi i tyre është i drejtë.

Zëdhëndësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit, thotë se demarkacioni duhet të kthehet në pikën zero dhe se Qeveria duhet të heq dorë nga ratifikimi i tij.

“Opozita e ka dhënë zgjidhjen për demarkacionin dhe ajo dihet tashmë: demarkacioni duhet të kthehet në pikën zero. Pra, qeveria duhet të heq dorë nga ratifikimi i tij, siç ka hequr dorë me 1 shtator, kur edhe ka vdekur kjo çështje” u shpreh Krasniqi për Bota Sot.

Ai tha se qëndrimi i tyre nuk do të ndryshojë, pasi që ai është edhe qëndrim i drejtë.

 “Pavarësisht takimeve, si Lëvizje Vetëvendosje, nuk do të ketë kurrfarë lëvizje nga ky qëndrim. Sepse konsiderojmë se qëndrimi ynë është i drejtë, pasi që nuk lejon tkurrjen e territorit të Kosovës” potencoi Krasniqi.

Ndërsa, për analistin Albinot Maloku demarkacioni duhet të ndodh dhe ka për të ndodhur dhe se kjo çështje duhet zgjidhur për arsye të procesit të liberalizimit të vizave.

Ai shtoi se kalimi i demarkacionit nuk e bën ndonjërën palë fituese apo humbëse, por është vetëm kusht i BE-së që duhet të përbushet.

“Mirëfilli dihet se demarkacioni duhet të ndodh dhe ka për të ndodhur, mirëpo këtë çështje duhet ta zgjedhin edhe për arsye të procesit të liberalizimit të vizave. Kushti i BE-së për demarkacionin ishte jo i mirë, por nuk kemi një alternativ të dytë. Asnjëra pala nuk duhet të paraqitet as si fituese e as si humbëse pas përbashkimit të qëndrimeve dhe se synim i të gjitha palëve duhet të jetë tejkalimi i këtij problemi stagnues për vendin tone”

Maloku shtoi se në këtë takim dëshiron ta shikojë frymën e relaksimit sa i përket kësaj çështjeje.

Demarkacioni me Malin e Zi është paraparë të kalojë  në votim në Kuvend më 1 shtator mirëpo Kryeministri e ka larguar deri në një datë të pacaktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat