Jackson: Marrëveshja e Kumanovës ka përcaktuar fatin e UÇK-së dhe të serbëve në Kosovë

Aktuale

Jackson: Marrëveshja e Kumanovës ka përcaktuar fatin e UÇK-së dhe të serbëve në Kosovë

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 19:46
Michael David Jackson

Komandanti i parë i KFOR-it, gjenerali britanik, Michael David Jackson, mund të konsiderohet si gjenerali i cili çliroi Kosovën, pasi ishte ai që fillimisht largoi forcat serbe nga Kosova.

Ai e ka cilësuar 11 qershorin si një ngjarje të jashtëzakonshme pasi ka ndodhur lëvizja e kontingjentit rus nga Bosnja duke e cilësuar këtë si ndryshim të madh.

“Ne e kemi ditur se ata ishin në rrugën e tyre për të ardhur. Kontigjenti rus arriti në aeroport në mëngjes më 12 qershor dhe kjo ka qenë kur kemi filluar arritjen tonë”, tha gjenerali Jackson në emisionin Info Magazine.

“Unë shkova në aeroport për tu takuar me komandantin rus dhe ishte vështirë që të bisedoja me të mirë. Ne arritëm aty dhe ishim në gjendje që të integroheshim në kontigjentitn rus në KFOR kur ka qenë pjesa kur janë vendosur por nuk ka qenë por a do të fillonte Lufta e Tretë Botërore”, tha ai.

Jackson ka folur edhe për marrëveshjen e Kumanovës.

“Ata nuk dëshironin që kjo të ndodhë por kishim arritur por problem tjetër ishte se kisha pasur një autoritet që nuk më ishte dhënë mua dhe delegacioni serb kishte pak të këtij autoriteti”, tha ai.

“Ne kemi arritur aty mirëpo rezultati ka qenë i mirë në fund dhe i kanë përmbushur detyrimet që i kanë marrë përsipër, njëra nga çështjet ka qenë afati kohor”, tha gjenerali Jackson.

“Kanë filluar që të tërhiqeshin dhe ishte pozicioni apo qëndrimi i NATO-së që të largoheshin dhe ka qenë rezultati i fundit sepse ata për gjashtë ose tetë orë kanë arritur”.

Gjenerali britanik ka thënë se kanë qenë diku rreth 40 mijë forca të huaja në Kosovë.

Ai ka thënë se KFOR-i dhe ndërhyrja e tyre në Kosovës ishte projektuar që të ishte një forcë paqësore e jo sulmuese por që kjo gjë nuk përjashtohej në zonën e luftimeve.

“Në zonën e luftës mund të ishim sulmues, kishte mundësi që të ndodhte. Ne jemi mirënjohës që nuk ka ndodhur aty sepse viktimat dhe dëmi do të ishte shumë i madh”.

Jackson ka folur për marrëveshjen e Kumanovës ku ka thënë se nuk ka qenë problem çështja e kufirit në Kumanovë.

“E vetmja çështje kufitare që ka qenë në anën e serbëve me përjashtim të 5 ose 10 km ku do të vendoseshin forcat dhe ku do të dakordoheshin rrugët dalëse për forcat serbe. Marrëveshja e Kumanovës e ka përcaktuar fatin e serbëve në Kosovë dhe nuk e ka përcaktuar fatin e UÇK-së”.

Komandanti i parë i KFOR-it ka deklaruar se prej kur UÇK ka filluar një terren ushtarak ndaj qytetarëve deri në dimrin e 1998-1999, KFOR-i po vëzhgonte me kudjes.

“Duhej që të bëhej marrëveshja qysh atëherë në bazë të pranimit të beogradit duhet të ishte një marrëveshje mes UÇK-së dhe KFOR-it”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat