Ish-ministri Gashi: Kisha nuk është përfshirë në asnjë negociatë për mbrojtje

Aktuale

Ish-ministri Gashi: Kisha nuk është përfshirë në asnjë negociatë për mbrojtje

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 22:24
Dardan Gashi

I ftuar në Zonën B është Dardan Gashi njohës i rrethanave politike me të cilën është duke u diskutuar për telashet e krijuara në Kishën Ortodokse.

“Debati për kishën nuk është se ka fillu tash. Këshilli për Zbatim dhe Monitorim ka për detyre t’i mbrojë objektet kulturo-historike serbe në Kosovë”.

“Çka është më rëndësi tash është se po harrohet se kjo nuk është përfshi në asnjë negociatë që të mbrohet. Kjo nuk është në këtë listë”.

“Pjesa tjetër është se praktikisht po kërkojmë prej palës kosovare se çfarë mesazhe po drejton drejt kishës, por edhe Kisha Ortodokse Serbe duhet me kuptu se kjo nuk ka shërbyer asnjëherë për bashkëjetesë”.

“Sa kam qenë ministër i keni vënë çelësin këtij objekti. Pyetja ime tash është se si kanë hyrë palët brenda saj, pa ndonjë marrëveshje të caktuar”. “Vet intervenimi edhe kryeministrit Mustafa me klerikët fetar serbë që kanë hyrë brenda kishës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat