Kryetari i Novi Sadit – serbëve në Hoçë të Madhe: Ju jeni ata që e mbroni Serbinë

Aktuale

Kryetari i Novi Sadit – serbëve në Hoçë të Madhe: Ju jeni ata që e mbroni Serbinë

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 09:35
Millosh Vuçeviq

Kryetari i Novi Sadit, Millosh Vuçeviq ka qëndruar të martën për vizitë në Hoçë të Madhe të Rahovecit ku edhe iu ka dërguar ndihma fëmijëve serbë nën moshën 18 vjeçare.

Ai theksoi se delegacioni nga Novi Sadi shkoi në këtë fshat në mbështetje të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë për t`iu ardhur në ndihmë njerëzve që jetojnë atje, raportojnë mediat serbe.

“Ne kemi kërkuar që të vijmë  në Hoçë të Madhe, jo vetëm për shkak se serbë nga këtu u zhvendosën në Vojvodinë, por edhe sepse shohim se ka shumë fëmijë dhe kemi mbledhur ndihma për ta”, tha ai.

Numri një i Novi Sadit njëherit ka falënderuar të gjithë serbët që jetojnë në këtë fshat duke shtuar se  janë ata që po e mbrojnë Serbinë dhe popullin serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat