Topalli: Auditori gjeti keqpërdorime buxhetore në Ministrinë e Kulturës

Aktuale

Topalli: Auditori gjeti keqpërdorime buxhetore në Ministrinë e Kulturës

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 12:45
Faton Topalli

Gjatë shqyrtimit të raportit të Auditorit të Përgjithshëm në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrje Financiare të Ministrinë e Kulturës, kryetari i këtij Komisioni Faton Topalli tha në bazë të të gjeturave nga raporti ka keqpërdorime buxhetore në Ministrinë e Kulturës.

Sipas tij pa asnjë arsyetim janë ndarë 6 milionë euro për projekte të ndryshme. Topalli tha se  janë punësuar 100 zyrtarë në Ministrinë e Kulturës pa asnjë rregull procedural.

Mirëpo në anën tjetër, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala gjatë mbledhjes së këtij komisioni,  tha se nuk ka vërejtur asnjë keqpërdorim financiar në vitin 2015 në ministrinë që ai drejton.

Duke folur për  6 milionë euro të subvencioneve, ai e ka arsyetuar se kjo i përket periudhës nga viti 2010-2014.

Shala tha sa i përket punësimit  prej 100 personave në ministrinë që ai drejton,  nuk janë punësime por angazhime të zyrtarëve për punë të veçanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat