Policia: Po hetojmë vdekjen e pjestarit të policisë në Pejë

Aktuale

Policia: Po hetojmë vdekjen e pjestarit të policisë në Pejë

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 14:59
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur detaje nga vdekja e pjestarit të policisë në rajonin e Pejës. Policia me anë të një komunikate njofton se “ Më datë 20.09.2016 ne orët e vona të mbremjes Policia e Kosovës ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull K- Shqiptar, pjesëtar i PK-ës.”

"Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse të cilat kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i shtetit, Njësiti Rajonal i Hetimeve për të ndërmarë të gjitha veprimet e nevojshme operativo-hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti.Rasti është klasifikuar si ‘ Hetim i vdekjes ’.” thuhet në komunikatë.

Mësohet se me aktvendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat