Historiani Imeraj: Teodosjes në Manastiret ortodokse në Kosovë janë kryer krime kundër shqiptarëve

Aktuale

Historiani Imeraj: Teodosjes në Manastiret ortodokse në Kosovë janë kryer krime kundër shqiptarëve

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 15:24
Imeraj

Përmes një deklarate, Historiani Shkodran Imeraj, thotë se deklarata e sotshme e Peshkopit serb Teodosije, e bërë sot  në Graçanicë,  është një deklaratë provokuese dhe shumë tendencioze që nxitë urrejtje nder fetare në Kosovë.

Peshkop Teodosije,

E parë : Asnjë fe në botë nuk benë thirrje që popujt të bëjnë dhunë, vrasje apo gjenocid kundër popujve të tjerë. Po ashtu këtë rregull duhet që ta përçojnë edhe udhëheqësit fetare. Por në këtë linjë nuk ishte dhe nuk janë udhëheqësit fetar serb të cilët shërbejnë në Kosovës.

E dyta : “Objekti-kisha” në kampusin universitare të UP-së, nuk është gjë tjetër vetëm një monument i cili të kujton kohë e represionit dhe gjenocidit serb që kryhej në Kosovës nga ana e regjimit të kriminelit të Ballkanit Millosheviq.

E treta : Objekte fetare gjegjësisht kishat duhet të shërbejnë si tempuj fetar ku besimtare e tyre duhet të shprehin ndjenjën e tyre fetare. Por këtë obligim nuk e kanë kryer Kishat e Manastiret Ortodokse në Kosovës, kur dihet se vetëm gjatë luftës sonë për liri e pavarësi në sallën e lutjeve të Manastirit të Deçanit, drejtuesit e saj ka mbajtur mesha duke bekuar qindra paramilitare serb të cilët me pas kanë krye krime ndaj shqiptarëve.

Ka ardhur koha që drejtuesit e Kishës Ortodokse në Kosovës, te reflektojnë dhe të mos nxisin urrejtje nder fetare në Kosovës sepse kjo nuk përkon me rregullat fetare e të drejta zakonore, dhe me ligjet e aktet e tjera në Republikën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat