Kuvendi nesër mban seancë, Demarkacioni nuk është në rend dite

Aktuale

Kuvendi nesër mban seancë, Demarkacioni nuk është në rend dite

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 15:35
Kuvendi i Kosovës

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet nesër duke filluar nga ora dhjetë. Demarkacioni nuk është në rend dite, por janë 10 pika tjera.

R e n d i i d i t ë s

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit . nr.04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe me Ligjin nr.04/L-168,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-114 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,

6. Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,

7. Emërimi i një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,

8. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

10. Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat