Reagon mbesa e Ahmet Krasniqit në përvjetorin e vrasjes së tij, ja çka kërkon ajo nga Kosova

Aktuale

Reagon mbesa e Ahmet Krasniqit në përvjetorin e vrasjes së tij, ja çka kërkon ajo nga Kosova

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 21 shtator 2016 Në ora: 15:48
Ahmet Krasniqi

Në 18 vjetorin e vrasjes së Kolonel, Ahmet Krasniqit, mbesa e tij Arta Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se tash e 18 vite nuk kanë kërkuar asgjë, vetëm drejtësi.

“Duam të pushojmë në tokën tënde Kosovë !!  Edhe kjo prapë shumë të duket ty?!! Duam gjakun tonë ..duam drejtësi . As më shumë e as më pak ,vetëm drejtësi duam..”, ka shkruar ajo.

Ja postimi i plotë:

Nuk deshëm shumë nga ti Kosove !

Nuk të kërkuam bukë nga ti, as ujë.
Nuk të kërkuam as livadhe as male as kullë as gur, as fusha nuk të kërkuam, asnjëherë . Nuk tu përziemë as në qeveri as në pazare, as poste nuk te kërkuam !!.
Nuk te kërkuam asnjëherë asnjë tender, jo, jo nuk të kërkuam asnjëherë asgjë nga ty ..
Nuk të kërkuam asnjë përmendore edhe pse i meritojmë, asnjëherë nuk te kërkuam ...
Nuk te kërkuam as mirënjohje, jo nuk te kërkuam ..
Dhamë shumë për këtë toke për këtë atdhe dhe nuk kërkuam asgjë nga ti, Kosove ..
Do dhamë prapë deri sa të bëhesh siç kishin dëshirë babë e babagjysh , e imja Kosove ...
Një gjë t’u lutëm 18 vite me radhë – Drejtësi- drejtësi duam. Na premtove sa her por fjalet i morri era !!!Ne,
duam gjakun tonë, duam drejtësi e jo lëmosh ,Kosovë .
Duam të pushojmë në tokën tënde Kosovë !! 
Edhe kjo prapë shumë të duket ty?!!
Duam gjakun tonë ..duam drejtësi .
As më shumë e as më pak ,vetëm drejtësi duam..
#18vitePaTy  ????
#18VitePaDrejtësi
#18ViteNëPritje
#18viteTëPretFamiljaTëVishNëTokënTëndeBiriYnë...
#DuamGjakunTonëDuamDrejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat