Kurti: Hashim Thaçi, ky teveqel, Jahjaga më e logjikshme

Aktuale

Kurti: Hashim Thaçi, ky teveqel, Jahjaga më e logjikshme

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 21 shtator 2016 Në ora: 17:24
Majtas, Hashim Thaçi, Djathtas, Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Hashim Thaçi, i cili paralajmërimet e Kurtit për luftë i kishte cilësuar si qesharake.

“Fatkeqësisht, zëra të tillë të vetmuar që kanë humbur arsyen ka edhe në Kosovë. Prandaj konsideroj se pretendimet dhe thirrjet e tyre për luftë dhe konflikt aq sa janë qesharake, absurde, ato janë të rrezikshme dhe të papranueshme” kishe thënë Thaçi.

Lexo edhe këtë: Hashim Thaçi reagon ndaj Albin Kurtit, ja si i cilëson thirrjet për luftë

Por, Albin Kurti në reagimin e tij thotë se e pranon që ish presidentja, Atifete Jahjaga kishe qenë më e logjikshme se sa Thaçi, të cilin Kurti e konsideron si “teveqel”.

"I ashtuquajturi president i Kosovës, përveç tjerash, paska thënë që deklarata e Albinit është njëkohësisht edhe qesharake edhe e rrezikshme. Si mund të jetë qesharake diçka që është e rrezikshme? Po, pra, qenka e mundur atëherë kur injoranti ordiner të instalohet si ‘president’. E pranoj që znj. Jahjaga na paska qenë më e logjikshme se ky teveqel!”, thotë Kurti, shkruan Bota sot.

Më tej, Kurti thekson se Dështimi i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi më 1 shtator 2016, atë marrëveshje të 26 gushtit 2015 e vulosi si marrëveshje personale të Thaçit.

“Dështimi i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi më 1 shtator 2016, atë marrëveshje të 26 gushtit 2015 e vulosi si marrëveshje personale të Thaçit. Tash, le ta varë atë dokument tradhtie e krimi në mur të tij, ky që do të duhej ta mbante atë si aktakuzë në qeli burgu”, thekson Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat