Kadaj- Bujupi: Kisha në kampusin e UP-së, memorial i krimit

Aktuale

Kadaj- Bujupi: Kisha në kampusin e UP-së, memorial i krimit

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 23:24
Donika Kadaj- Bujupi

Në kohën kur janë shtuar zërat që shumë shpejt do të mbahet një tryezë për çështjen e demarkacionit, të thirrur nga vetë kryeministri Mustafa, Lëvizja Vetëvendosje thotë se marrëveshja aktuale e demarkacionit është e vdekur dhe duhet të rikthehet në pikën zero.

“Duhet të fillohet një proces i ri, duhet të bëhet shkarkimi i komisionit dhe të këtë një llogaridhënie nga ata që i shkaktuan dëm kaq të madh republikës për më shumë se një vit dhe tek pastaj të nis procesi i ri ku duhet të këtë një konsensus”, ka deklaruar deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj- Bujupi në emisionin “Kontakt”.

Ndërsa duke folur për kishën ortodokse serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës, deputetja thotë se ajo në realitet nuk është kishë, por është një betonim që ka ndodhur në periudhat më të errëta te vendit.

“Është ndërtuar jo për qëllim që të mbledhë komunitetin fetar, por është ndërtuar për qëllim të kundërt. Gjatë luftës ai objekt është përdorur edhe për të ushtruar dhunë nga paramilitarët serb”, ka thënë ajo, duke shtuar se ai objekt është dashur që shumë më herët të hiqet nga aty sepse nuk e ka vendin aty dhe aq më pak nuk e ka vendin që në kujtesën tonë të qëndrojë si memorial i krimit.

Ajo ka komentuar edhe deklaratat e deputetit Albin Kurti, i cili mbrëmë kishte deklaruar në një media se demarkacioni aktual mund të sjell trazira në mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka folur edhe për punën e Kuvendit të Kosovës si dhe për arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat