Pacolli: Qeveria po tenton t'i marrë paratë e Trustit

Aktuale

Pacolli: Qeveria po tenton t'i marrë paratë e Trustit

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 10:58
Behgjet Pacolli

Mënyra e përcaktuar për tërheqjen e mjeteve të Fondit të Kursimeve Pensionale nuk po i pëlqen shumë kreut të AKR'së, Behgjet Pacolli. Ai është shprehur kritik ndaj planeve të Qeverisë për me ndërhyrjen në buxhetin e Trustin Pensional. Pacolli thotë se nëse Qeveria do ta prekë fondin pensional, atëherë personalisht do ta padisë Qeverinë e Kosovës.

“Situata të tilla, ku qeveria ka grabitur qytetarët ka patur në disa raste. Nëse ndodh një gjë e tillë, unë personalisht do të padit Qeverinë për grabitje të qytetarëve”, ka thënë Pacolli.

Pacolli është shprehur se fondi i pensioneve nuk duhet që të preket nga Qeveria. Lideri i AKR’së. Ka thënë se çdo ndërhyrje në këtë fond është e papranueshme dhe do të thotë ndërhyrje në pasurinë private të qytetarëve.

“..sot kuptova se Qeveria e Kosovës po përgatit ligje të reja për të vënë dorën e saj mbi paratë e trustit të pensioneve për të "shpëtuar" buxhetin qeveritar. Ju rikujtoj se fondi i pensioneve nuk është pronë e qeverisë, por pronë e kontribues-paguesve”, ka shkruar Pacolli në rrjeton social Facebook.

Ndërkohë që ligji për Fondet Pensionale do t’i nënshtrohet një procesi ndryshimesh në Kuvend, në funksion të qasjes sa më të madhe të Qeverisë në rreth 1.4 miliardë euro që Trusti i ka në menaxhim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat