Deputetët pro ndryshimeve të Ligjit për Fondet Pensionale

Aktuale

Deputetët pro ndryshimeve të Ligjit për Fondet Pensionale

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 13:03
Kuvendi i Kosovës

Me 47 vota pro,7 kundër dhe 6 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.

Deputetët e VV kërkuan që të tërhiqet drafti aktual dhe të përmirësohet.

Shqipe Pantina nga VV tha se ky projektligj nuk i plotëson nevojat për ta rregulluar këtë fushë. Ajo tha se është e papranueshme qasja e qeverisë dhe mënyra e amandamentitmit të këtij ligji, sepse po bëhet pa ndonjë analizë paraprake, ku qeverisë i duhet për interesa të veta dhe jo të qytetarëve.

”Ndryshimet e propozuara nuk krijojnë më shumë siguri. Qeveri po synon të marrë më shumë para nga trusti, pa e bërë të qartë se ku do t’i investoj këto para”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat