Jevtiq: Përpjekja për arrestimin e Gjuriqit rrezikon stabilitetin

Aktuale

Jevtiq: Përpjekja për arrestimin e Gjuriqit rrezikon stabilitetin

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 15:19
Dalibor Jevtiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka thënë se përpjekja  për ta arrestuar drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është vazhdimësi e rrezikimit të stabilitetit në Kosovë.

Sipas tij, kushdo që ka dhënë  urdhër për arrestimin e Gjuriqit e bëri atë kryesisht për arsye politike, me qëllim që ta përul një përfaqësues të lartë të shtetit të Serbisë.

” Reagimi i popullit serb në Graçanicë është përgjigjja më e mirë e mundur, dhe porosi sesi populli serb nuk mund dhe nuk do të tolerojë padrejtësinë dhe sulmet politike mbi ata që janë avokat të paqes dhe bashkëjetesës në këto anë”.

Ministri serb në ekzekutivin kosovar ka vlerësuar poashtu se aksioni i mbrëmshëm kishte për qëllim “dekurajimin e serbëve sa i përket procesit të kthimit si dhe frikësimin e tyre”

Çdokush që ka provuar ta ndalojë Gjuriqin në thelb po përpiqet ta “ndalë” paqen, dialogun, bashkëjetesën,  jetesën si dhe mbi të gjitha një të ardhme më më të mirë në marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, tha ai, raportojnë mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat