Çfarë shkruhet në letrat e policit të vdekur në Pejë, familjarët thonë se nuk është vetëvrarë

Aktuale

Çfarë shkruhet në letrat e policit të vdekur në Pejë, familjarët thonë se nuk është vetëvrarë

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 22 shtator 2016 Në ora: 15:31
Mujedin Spahiu

Familjarët thonë se nuk kanë shumë njohuri rreth problemeve që mund t’i ketë pasur Mujedini mirëpo sipas dëshmitarit ai nuk është vetëvrarë.

Mujedin Spahiu është polici i cili u gjet  i vdekur mbrëmjen e së martës në Vitomiricë të Pejës.

“Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse të cilat kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i shtetit, Njësiti Rajonal i Hetimeve për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operativo-hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti. Rasti është klasifikuar si ‘Hetim i vdekjes’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës.

Mirëpo nga burime jo-zyrtare, mësohet se i ndjeri ka lënë prapa një shënim ku thotë se nuk ka mundur t’ju bëjë ballë presioneve nga grupe të ndryshme kriminale.

Të kontaktuar nga gazeta “Bota Sot” policia e Kosovës dhe Prokuroria nuk janë prononcuar për këtë rast.

Ky rast i klasifikuar si “Hetim i vdekjes” ndoshta do të mund të zbardhet përmes katër letrave që i ka lënë polici Spahiu.

Letrat i kanë marrë organet e policisë, ndërsa sipas familjarëve një letër është shkruar për vëllaun e të ndjerit dhe një tjetër për policinë.

Polici Mujedin Spahiu, fillimisht është dalë i veshur me uniformë policore dhe ka shkuar deri tek shtylla elektrike, pastaj është kthyer përsëri në veturë sepse nuk ia ka marrë mendja të bëjë vetëvrasje. Këto ishin fjalët e dëshmitarit që kishte qëlluar në vendin ku ka gjetur vdekjen polici Mujedin Spahiu.

Mujedin Spahiu, 46 vjeçar i cili ka shërbyer si polic është gjetur i vrarë në arat e fshatit Vitomericë të Pejës.

Familjarët thonë se nuk kanë shumë njohuri rreth problemeve që mund t’i ketë pasur Mujedini mirëpo sipas dëshmitarit ai nuk është vetëvrarë.

“Mendimi jem dhe mendimi i nji shokut tem dëshmitar osht që ai nuk osht vetëvra vetën” tregon djali i axhës Mujdinit.

Ai tregon çfarë ka bërë polici Spahiu para se të vetëvritej dhe gjithashtu pohon se nuk mund të jetë vetëvrasje.

Zyra e Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës kishte njoftuar për rastin përmes një komunikate. Ata kanë thënë se po punohet për zbardhjen e të gjithave rrethanave të këtij rasti.

Trupi i Mujedin Spahiut, me aktvendim të prokurorit është dërguar fillimisht për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa varrosja e tij është bërë të enjten.

Ai ka lënë pas gruan dhe 4 fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat