Kur Thaçi gjuhej me vezë

Aktuale

Kur Thaçi gjuhej me vezë

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 15:38
Pamje nga videoja

Këtu e një vit më parë, opozita nuk kursente vezët në seancat e Kuvendit të Kosovës. Disa herë u provua të qëllohej kryeministri Isa Mustafa, por vezët dukej se kishin ‘alergji’ ndaj tij.

Me fat sa shefi i tij, nuk ishte Hashim Thaçi, atëbotë zëvendës kryeministër i Kosovës dhe ministër i Punëve të Jashtme. Në ditën kur kryeministri Mustafa pritej të mbante një fjalim rreth marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë edhe atë për demarkacionin me Malin e Zi, deputetët e partive opozitare nisën të gjuanin me vezë në drejtim të kabinetit qeveritarë. I ulur përkrah Mustafës, Hashim Thaçi u godit nga një vezë që u iki forcave të shumta të sigurimit, që mbronin shefat e qeverisë nga deputetët e opozitës.

KosovaPress i dërgoi sot një pyetje zyrës së presidentit Thaçi, në lidhje me atë se çfarë është reagimi i presidentit në lidhje me zhvillimet e një viti më parë, dhe mos ‘zbutjen’ e opozitës në të njëjtat tema. Deri tash përgjigje nuk kemi marrë, megjithatë pamjet e një viti më herët mbeten të arkivuara, ashtu si edhe qëndrimet e opozitës, asnjëra anë nuk lëshon pe edhe pse vezët u shpenzuan dhe dolën nga ‘moda’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat