Hoxhaj takon homologët nga Greqia dhe Polonia, pajtohet për thellim të bashkëpunimit

Aktuale

Hoxhaj takon homologët nga Greqia dhe Polonia, pajtohet për thellim të bashkëpunimit

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 16:09
Ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar takime me zyrtarë të shteteve të ndryshme në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila po mbahet në Nju Jork.

Gjatë ditës, Ministri Hoxhaj, ka zhvilluar takime të ndara me homologët e tij nga Greqia dhe Polonia, me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, si dhe u është falënderuar për përkrahjen dhe bashkëpunimin që vendet e tyre përkatëse kanë treguar për Republikën e Kosovës.

“Shkëmbim mbresëlënës me Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Witold Waszczykoëski. E falënderova për përkrahjen në procesin e liberalizimit të vizave dhe agjendën e BE-së, të Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Në po të njëjtën ditë kryediplomati Hoxhaj, ka takuar edhe Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, “Takim i frytshëm me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias.

“E falënderova për përkrahjen që Greqia i ka dhënë vendit tonë në agjendën evropiane, si dhe u pajtuam për thellim të bashkëpunimit në të ardhmen” ka thënë ministri.

Hoxhaj ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të tjera bilaterale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat