Haradinaj mirënjohës ndaj Sllovenisë

Aktuale

Haradinaj mirënjohës ndaj Sllovenisë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 22 shtator 2016 Në ora: 17:54
Pamje nga takimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot Drejtorin Politik në MPJ të Sllovenisë, Tomaz Lovrencic dhe  Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova dhe rolin e Aleancës në kuadër të tyre, bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Ndërsa, Haradinaj ka thënë se Lovrencic i ka përcjell mirënjohjet dhe falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë dhe po i jep Kosovës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat