Gjurq komenton deklaratat e Albin Kurtit

Aktuale

Gjurq komenton deklaratat e Albin Kurtit

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 19:57
Albin Kurti

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar sot në Kralevë se deklaratat e deputetit të VV-së Albin Kurti për kërcënim të mundshëm lufte për shkak të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, janë të dëmshme për shqiptarët dhe serbët.

“Ne e njohim zotëri (Albin) Kurtin shumë më herët dhe e dimë se puna e tij mund të jetë destruktive. Unë personalisht besoj se kërcënimi për luftë nuk është në dëshirat justifikuara të kombit, dhe mendoj se njerëzit e thjeshtë dhe të ndershëm, nuk duan të shohin të ardhmen e fëmijëve të tyre në ndonjë konflikt”, tha Gjuriq, shkruajnë mediat serbe.

Gjuriq ka thënë se opozita në Kosovë nuk po merret me çështje me rëndësi, siç është  gjendja katastrofike ekonomike.

 Në vend që opozita të bëjë përpjekje për t'iu përgjigjur pyetjes se pse 65 për qind e të rinjve janë të papunë, zoti Kurti dhe të tjerë si ai, janë në kërkim të një lufte”, tha Gjuriq.

Kurti  të martën në Tiranë në një intervistë me përfaqësues të shoqërisë civile, tha se demarkacioni i vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi mund të jetë arsyeja për shpërthimin e luftës në pesë vitet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat