DW: Pasuesit e Millosheviqit po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ nuk do të bëhet kurrë

Aktuale

DW: Pasuesit e Millosheviqit po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ nuk do të bëhet kurrë

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 20:18
Pasuesit e Millosheviqit

Tridhjetë vjet më parë, akademikët e SANU (Akademia famëkeqe e Shkencave serbe) hartuan programin nacionalist të "Serbisë së Madhe", kujton Deutsche Welle (DW).

Pas luftërave që lanë më shumë se 100.000 njerëz të vdekur, ideja për “Serbinë e Madhe” nuk ka vdekur ende, thekson televizioni i njohur gjerman.

Serbia vazhdon të ketë krizë ekonomike dhe sociale, një vend që është kandidat për anëtarësim në BE, ka shumë të rinj, por që janë të kapur pas ideve të vjetra nacionaliste.

Para tri dekadave ata (nacionalistët) u krijuan nga Akademia serbe e Shkencave dhe ky nacionalizëm vazhdon të jetë i pranishëm edhe në shtresat më të gjëra të shoqërisë. Teza kryesore e kësaj akademie është që serbët në ish-Jugosllavi, si një shtet multietnik, ishin trajtuar padrejtësisht.

Në vitet që pasuan baza ideologjike për justifikim politik çoi serbët në luftëra si në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe së fundi në Kosovë gjatë viteve 1991 dhe 1999, thekson DW.

Të gjithë serbët u “ankuan” për gjenocid fizik, politik dhe kulturor për bashkatdhetarët e tyre që ishin në Kosovë, vend ky që ka popullsinë dërrmuese shqiptar.

“Në rrënjët e memorandumi serb supozohet se 3.3 milionë serbë ose 40.3 % e numrit të përgjithshëm jetojnë si pakica jashtë Serbisë, e gjithë kjo është shkas për një “Serbi të Madhe”, dhe se të gjithë serbët duhet të jenë në një shtet”.

Pasuesit e Millosheviqit nuk mësuan asgjë në këtë drejtim

Ish- presidenti serb, Sllobodan Miloshoviq për të arritur qëllimin e “Serbisë së Madhe”, i justifikonte edhe luftërat që i bëri. Pas humbjeve të shumta të ushtrisë së tij dhe formacioneve paraushtarake ai vdiq nga një atak në zemër në vitin 2006, i cili atëkohë ishte duke u gjykuar nga gjykata e Hagës për krime lufte.

Por, shumë nga pasuesit e tij tani janë kthyer në funksionet e larta shtetërore: kryeministri Aleksandër Vuçiq, ish-ministër i informacionit. Zëdhënësi i Millosheviqit, Ivica Daçiq, Ministri i Punëve të Jashtme, ish-ultranacionalisti Vojisllav Sheshel – i cili u lirua nga Tribunali – lideri i opozitës. Sipas DW, pasuesit e vjetër të Millosheviqit nuk mësuan asgjë, dhe nuk janë penduar për asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat