Sërish bllokohet puna në Stacionin e Autobusëve, arrestohet sekretari i Çitakut

Aktuale

Sërish bllokohet puna në Stacionin e Autobusëve, arrestohet sekretari i Çitakut

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 09:55
Foto nga vendi ngjarjes

(E plotësuar) -  Edhe gjatë ditës së sotme puna në Stacionin e Autobusëve është bllokuar nga një grup i punëtorëve që po kërkojnë largimin e ish kryeshefit ekzekutiv, Ylber Çitaku, të cilin bordi i autobusëve, më datën 5 shtator e kanë shkarkuar nga pozita e kryeshefit, por punën po e bëjnë ata që janë me Çitakun.

Bllokimi i punës erdhi pasi që punëtorja, Mihrije Rexha, në zyrën e ish kryeshefit, ka mbyllur derën dhe ka marrë vulat, duke ikur nga vendi i punës. Punëtorja Rexha nuk erdhi, madje ajo nuk iu përgjigj as telefonatave të gazetarëve.

Deri sa grupi i punëtorëve kërkonte që dera të hapej dhe të sjellët vula, punëtori Naser Tasholli, pati kacafytje me sekretarin e zyrës së ish kryeshefit, Korab Visoka ku ky i fundit u arrestua pasi që Policia e Kosovës gjatë bastisjes së zyrës së tij gjet armën. Gjithashtu, policia ka kontrolluar edhe veturën e Visokës që gjendej në parkingun e Stacionit të Autobusëve.

Pas arrestimit të Visokës, punëtori Naser Tasholli, ka treguar për se si vërejti armën dhe pse ndodhi kacafytja.

Image

Tasholli: Armën e pati pas shpine

“Armën e pati pas shpine, deri te kacafytja erdhi sepse dje ishte dëshmitar që u tha se në ora 8 i dorëzon vulat, edhe sot i thash që dje ke qenë dëshmitar dhe pse nuk i dorëzuat edhe aty erdhi deri te kacafytja. Edhe kur eci poshtë armën e pashë”, tha Tasholli.

Kurse, Sami Ahmeti, përfaqësuesi tjetët i punëtorëve që nuk po e njohin vendimin e bordit të autobusëve për shkarkimin e ish-kryeshefit ekzekutiv, Ylber Citaku, tha se ai vetë Tasholli e ka lajmëruar armën. Por pamjet flasin ndryshe.

Ahmeti: Nuk është arrestuar por riintervistuar

“Nuk është arrestuar por është riintervestuar prej policisë që punojnë në stacionin e autobusëve. ..vetë e ka lajmëruar armën për mos me ardh deri te një e keqe”, tha Ahmeti.

Për arrestimin e sekretarit, Vllaznim Hajzeri tha se Korab Visoka, ka ardhur për të kërcënuar punëtorë.

 Hajzeri: Ka ardhur pët t’i kërcënuar punëtorët me armë

 “Ka ardhur për t’i kërcënuar punëtorët me armë,  këtë na dëshmuan edhe Policia që erdhën e bastisen dhe ia gjetën armën. Pra, kjo është loja të cilën e bënë dhe mundohet me dhunë mundohet me mbajt pushtetin”, tha ai.

Megjithatë punëtorët vazhdonin që të prisnin që punëtorja, Mihrije Rexha të vijë dhe të sjellë vulat, duke theksuar se derisa vulat nuk dorëzohet, punëtorët do të vazhdojnë të bllokojnë punën në Stacionin e Autobusëve.

Abazi: Nuk janë dorëzuar vulat, deri në dorëzim nuk do të punohet

“Kemi bërë një marrëveshje që ai me i dorëzu vulat, vulat nuk i ka dorëzuar, ajo zonja ka mbyll derën edhe ka dal jashtë...Mllefi i punëtorëve edhe dëshira e tyre është për me punu dhe mos me pas probleme, këta e kanë bllokuar hyrjen deri sa të dorëzohen vulat dhe derisa të dorëzohet detyra e drejtorit të kaluar....Deri në vendim të ardhshëm puna nuk lejohet këtu”, tha Abazi.

Kurse, Sami Ahmeti, përfaqësuesi i grupit tjetër  tha se nuk njeh vendimin e bordit, vendim i cili sipas tij, është marrë vetëm nga dy anëtarë të bordit dhe nga një kafe. Deri sa fliste për keqpërdorimet e anëtarëve të bordit, Ahmeti akuzoi Gani Sopin për keqpërdorime në Stacionin e Autobusëve. Madje ai po dyshon që këtu përveç keqpërdorimeve ‘bosat’ e mëdhenjtë po mundohen që Stacionin e Autobusëve ta bëjnë publiko-privat.

Ahmeti: Dikush po luan me punëtorët

“Është ardh me një vendim që e kanë marrë në kafen Zanzi bar që nuk dihet kush ka marrë pjesë në atë mbledhje, nuk është vendim i bordit por i dy personave, Gani Sopi dhe Flamur Zeqirit.... këtu dikush po luan me punëtorët, këtu dikush është i interesuar me pas gjakderdhje...këtu është t’u u fsheh diçka tjetër, përpos keqpërdorimeve, ne dyshojmë mos është në pyetje me marrë publiko privat këtu. Dyshojmë se bosat që e udhëheqin Kosovën, janë të kriminalizuar...kanë emra pyeten LDK e PDK-në”, ka thënë Ahmeti. 

Punëtorët e të dyja grupeve mundonin ta bindnin njëri- tjetrin, por Ahmeti këmbëngulte që vendimin për shkarkimin e Çitakut nuk do ta pranojnë.

Rexhepi: Bordi e ka sjellë dhe ka marrë fund puna

“Ne jemi duke e mirëfilltë një vendim që e ka pru bordi edhe u kry puna”, është shprehur Rexhepi.

Problemi nisi nga dje, njëri grup i punëtorëve detyroi Ylber Çitakun ta lirojë zyrën e kryshefit, por kjo u bë pasi ndërhyri Policia e Kosovës, dhe pas marrëveshjes që sot të takohet bordi i drejtorëve dhe të zgjidhin problemin. Pasi që ishte marr vendimi, Çitaku sot nuk erdhi në zyrë, ndërsa, ushtruesi i detyrës së kryeshefit, Nezir Rama, po qëndronte në zyrën e tij.

Madje ai tha se nuk do të ndërmarrin hapa që nuk iu takojnë, por që presin organet kompetente të ndryjnë dhe të zhbllokojnë situatën.

Rama: Presim organet kompetente të merren me çështjen

“Ne nuk do të marrim hapa që neve nuk na takojnë, ne presim që organet komponentë të merren me këtë çështje në mënyrë që të zhbllokohet arkiva”, tha Rama.

As bordi i drejtorëve nuk u bënë të “gjallë”, madje ata nuk iu lajmëruan as thirrjeve të gazetarëve. 

Policia në Stacion, punëtorët kërkojnë vulën

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë arritur në Stacionin e Autobusëve, ku është bllokuar puna nga punëtorët, të cilët kanë kërkuar ndihmë për çështjen e vulave, të cilat po i mban punëtorja Mehrije Rexha.

Përfaqësuesi i punëtorëve, Sheqer Abazi është takuar me ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv në Stacionin e Autobusëve, Nezir Rama, ku të pranishëm kanë qenë edhe pjesëtarë të Policisë.

Përfaqësuesi i punëtorëve ka thënë se nuk do të përdorin masa të dhunshme për të arritur deri tek vulat.

Ai nuk ka bërë të ditura detaje të tjera nga ky takim.

Image

Punëtorët kërkojnë ndihmë nga Policia për vulat e bllokuara

Punëtorët e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë kanë thirrur edhe Policinë e Kosovës që të vijë dhe të merret me çështjen e vulave, siç thonë ata të bllokuara nga shefi ekzekutiv, Ylber Çitaku, tanimë i shkarkuar nga bordi i drejtorëve. Megjithatë, Policia ende nuk ka arritur në stacion.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në Stacionin e Autobusëve, Nezir Rama i tha KosovaPress-it, se nuk do të marrin hapa të cilat nuk janë të përshtatshëm për ta dhe punëtorët, por pret që organet kompetente të zgjedhin problemin dhe të zhbllokojnë punën në Stacionin e Autobusëve.

Bllokohet puna në Stacionin e Autobusëve

Përfaqësi i punëtorëve të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Sheqeri Abazi ka treguar se puna në stacion do të bllokohet derisa nuk merret vendim për largimin e drejtorit dhe derisa të kthehen vulat të cilat janë marrë nga shefi ekzekutiv, Ylber Çitaku, tanimë i shkarkuar nga bordi i drejtorëve.

Punëtoret të mllefosur kanë bllokuar hyrjen e cila të dërgon për te zyret ku bëhet punë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat