Musliu: Bashkësia ndërkombëtare nuk po i bën presion Serbisë

Aktuale

Musliu: Bashkësia ndërkombëtare nuk po i bën presion Serbisë

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 12:22
Kryetari i këshillit kombëtar shqiptar, Jonuz Musliu

Kryetari i këshillit kombëtar shqiptar, Jonuz Musliu ka njoftuar se do të fillojnë në ndërtimin e një strategjie të përbashkët me Kosovën për tejkalimin e problemeve me të cilat po përballën qytetarët e Luginës së Preshevës.

Musliu pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli ka pohuar se kanë biseduar me problemet me të cilat po përballen qytetarët e Luginës së Preshevës. 

"Problemet për shqiptarët e luginës ende janë të pazgjidhura, tekstet mësimore s’po lejohen. Biseduam dhe mbetem të bëjmë një strategji të përbashkët. Për mos lejimin e librave fajtor është Qeveria e Serbisë se nuk po i respekton të drejtat e shqiptareve, as faktori ndërkombëtar s’po i bën presion Serbisë që t’i lejoj tekstet për nxënësit”, tha ai.

 Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit tha se kanë marrë premtimin se institucionet e Kosovës do të jenë më të angazhuar me çështjen e shqiptarëve atje.

“E vetmja derë ku mund të trokasim lirshëm është këtu dhe Tirana. Është interes i përgjithshëm që Tirana dhe Prishtina ta japin kontributin e vet tek faktori ndërkombëtar dhe gjërat të fillojnë të lëvizin”, tha Kamberi.

Por përfaqësuesit e Bujanocit dhe Preshevës erdhën ndaras. Derisa përfaqësues të komunës së Bujanocit ishin në takim me kryetarin Veseli, në kuvend arriti edhe kryetari i komunës së Preshevës, i cili nuk ka hy në takim ende te kryetari.

Veseli tani është në takim me ambasadorin e SHBA-ve, Delawie. Ndërkohë që kryetari i Preshevës po qëndron në hollin e kuvendit. Të pyetur se pse të dy delegacionet nuk kanë ardhur së bashku, kryetari i Bujanocit ka thënë se kjo është çështje e komunikacionit dhe se ekipet nuk kanë mund të arrijnë në të njëjtën kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat