Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, nuk diskutohet për Demarkacionin

Aktuale

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, nuk diskutohet për Demarkacionin

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 16:03
Kryesia

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën në mbledhjen e saj të rregullt me kryetarët e grupeve parlamentare.

Sipas njoftimit për media as në këtë mbledhje nuk do të diskutohet për çështjen e Demarkacionit.

Nga pikat e rendit të ditës që do të diskutohen në këtë mbledhje janë edhe dy interpelancat ndaj kryeministrit Isa Mustafa të thirrura nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me kodin telefonik shtetëror, dhe situatën aktuale politike në pjesën veriore.

Më poshtë pikat e rendit të ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancën plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,
5. Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,

6. Interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,

7. Shqyrtimi i Propozimi-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 05/106, datë 25.08.2016, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC,

8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 06/106, datë 25.08.2016, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan Amerika,

9. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurial të Kosovës.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat