Prokuroria ende nuk ka raport për vrasjen e policit

Aktuale

Prokuroria ende nuk ka raport për vrasjen e policit

Nga: N.E Më: 23 shtator 2016 Në ora: 16:49
Polici

Për vdekjen e policit, Mujedin Spahiu ende nuk dihen rrethanat. Spahiu i cili është gjetur i vrarë në pasditen e së mërkurës ishte i veshur me uniformë dhe sipas dëshmitarëve ai nuk ka bërë vetëvrasje.

Të kontaktuar nga gazeta "Bota Sot"zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Kozmaqi ka thënë se prokuroria ende nuk ka pranuar asnjë raport nga ana e hetuesve policor dhe për këtë nuk mund të japin informata më shumë.

“Rastin që keni pyetur janë hapur hetimet dhe trupi është dërguar për autopsi. Prokuroria ende nuk ka pranuar asnjë raport nga ana e hetuesve policor” ka thënë Kozmaqi për Bota Sot.

Familjarët thonë se nuk kanë shumë njohuri rreth problemeve që mund t’i ketë pasur Mujedini mirëpo sipas dëshmitarit ai nuk është vetëvrarë.

Mujedin Spahiu u gjet  i vdekur mbrëmjen e së martës në Vitomiricë të Pejës.

“Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse të cilat kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i shtetit, Njësiti Rajonal i Hetimeve për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operativo-hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti. Rasti është klasifikuar si ‘Hetim i vdekjes’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës. Në rrethana po të çuditshme është vetëvrarë pesë vite më parë edhe 37 vjeçari, Luan Ademaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat