Seanca dëgjimore e Ivanoviq’it me 28 shtator

Aktuale

Seanca dëgjimore e Ivanoviq’it me 28 shtator

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 19:09
Oliver Ivanoviqit

Pesë muaj pasi është paraqitur ankesa kundër aktgjykimit të Oliver Ivanoviqit, liderit të Iniciativës Qytetare SDP në Gjykatën e Apelit,  do të mbahet edhe seanca dëgjimore me 28 shtator, e cila është planifikuar të zgjasë katër ditë.

Avokati i tij Nebojša Vlajiç, ka thënë se kësaj radhe në paneli është edhe një gjyqtar shqiptar, mirëpo mendon se paneli duhet të jetë i përbërë ekskluzivisht nga gjyqtarët ndërkombëtarë.

“Besojmë se asnjë gjykatës vendor s’duhet të merret me këtë rast. Misioni i EULEX’it është i themeluar pikërisht për të gjykuar çështje që vlerësohen se gjyqësori vendor nuk është në gjendje t’i kryejë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat