Kërkohen informata për problemet në fshatin Hade

Aktuale

Kërkohen informata për problemet në fshatin Hade

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 07:45
Hade

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka kërkuar informatë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore dhe komuna e Obiliqit, lidhur me problemet infrastrukturore të fshatit Hade.

Anëtaret e komisionit në mbledhjen e fundit janë pajtuar që përfaqësuesit e bordit te AKP-së ,të japin sqarimet e veta në mbledhjen e komisionit, lidhur më çështjen e ish- punëtorëve të Ndërmarrjes Shoqërore “ Sharr-Sallonit “ nga Hani i Elezit. 

Kryetarja e këtij komisioni, Lirie Kajtazi, ka njoftuar të pranishmit se Zyra për Qeverisje të mirë më 6 tetor, do të mbaje një konference për grupin LGBT, në temën: “ Pse nuk funksionojnë ligjet “, duke i sugjeruar anëtaret e komisionit që të marrin pjesë në këtë takim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat