PD në Therandë kërkon dorëheqjen e Aganit

Aktuale

PD në Therandë kërkon dorëheqjen e Aganit

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 12:07
Ferid Agani

Kryesia e Partisë së Drejtësisë dega në Therandë ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Ferid Aganit nga i pari i PD-së. Kjo për shkak të rrethanave të krijuara muajve të fundit, siç thotë kjo degë nga një grup i vogël i kryesisë në krye me Aganin.

Kryesia e PD-së Therandë, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se kryetari i kësaj dege, njëherit edhe koordinator politikë i nivelit qendrore të PD-së, Bajram Tërshani, ka artikuluar në mënyrë unifikuese qëndrimet dhe pakënaqësitë e anëtarëve të degës dhe në mbledhjen e kryesisë së rregullte mbajtur më 27 gusht, iu është dhënë mbështetje e fuqishme kryetarit Tërshani dhe anëtarëve të tyre në Këshillin Drejtues për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhorë.

“Ne si degë jemi fuqishëm pro ndryshimeve produktive dhe jemi kundër çdo presioni, dhe imponimi që u provua të ushtrohet mbi çdo anëtarë në tërë Republikën e Kosovës. E përshëndesim punën dhe qëndrueshmërinë e deputetes Demi, si dhe mbështetjen e kryetarëve të degëve dhe anëtarëve të këshillit drejtues, që për asnjë moment nuk braktisën programin unik dhe të shëndosh të PD-së. Me këtë u dëshmua edhe njëherë se PD është parti e vlerave e jo e diktateve nga kushdo qofshin ato. E urojmë si kryesi e PD -së në Therandë përcaktimin e mbajtjes së datës së Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, të thirrur nga KD dhe kryetarët e degëve të datës 03 shtator”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat