Policia e Kosovës bashkëpunon me atë të Shqipërisë, arrestohen tre persona

Aktuale

Policia e Kosovës bashkëpunon me atë të Shqipërisë, arrestohen tre persona

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 16:23
Ilustrim

Policia e Kosovës në tri operacione të ndryshme në tri rajone të vendit ka arrestuar tre persona të involvuar në “trafikim me qenie njerëzore”. Sipas Policisë, vetëm në rajonin e Pejës operacioni janë hasur duke punuar 28 femra shtetase të Shqipërisë, të cilat nuk kanë pasur as leje qëndrimi dhe as kontrata pune, si dhe 4 femra kosovare pa dokumentacion përkatëse për punë.

Rasti i parë ka qenë në katër lokacione të ndryshme në Pejë me që rast nga inspektorët kompetent janë hasur parregullsi si në dokumentacionet e nevojshme, po ashtu edhe në aspektin sanitar. Përveç, shqiptimit të gjobave nga inspektorët kompetent janë sekuestruar përkohësisht si prova materiale edhe tre telefona dhe një diviar i kamerave. 

Sipas Policisë, gjatë këtij operacioni janë hasur duke punuar 28 femra shtetase të Shqipërisë, të cilat nuk kanë pasur as leje qëndrimi dhe as kontrata pune, si dhe 4 femra kosovare pa dokumentacion përkatëse për punë.

Operacioni tjetër ka qenë në bashkëpunim me autoritetet policore të Republikës së Shqipërisë, ku është arrit të grumbullohen prova relevante,  dhe si rezultat i këtyre përpjekjeve dje nën dyshimin për veprën penale “Trafikim me njerëz”, është arrestuar i dyshuari  S.Q. shtetas i Shqipërisë dhe me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Kurse, në Gjilan, Policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona të dyshuar me iniciale L.K. (1996) dhe F.Q. (1957), shtetas të Republikës së Kosovës, me dyshimin për kryerje të veprës penale “Trafikimi me njerëz”.

Me këtë rast është identifikuar edhe një viktimë e trafikimit, e cila është trajtuar në bazë të procedurave standarede të veprimit të parapara për viktimat e trafikimit.

Me aktvendim të Prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedim të mëtejm ligjor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat