VV: LDK-ja e Isës në panikë, pas rezultatit të sondazheve

Aktuale

VV: LDK-ja e Isës në panikë, pas rezultatit të sondazheve

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 21:10
Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje thotë se pas skandaleve të shumta që prej krijimit të koalicionit LDK-PDK-Srpska, pas qeverisjes skandaloze bashkë me klanin “Pronto”, pas dështimit që të na e sjell “Zajednicën” dhe Demarkacionin, si dhe pas mungesës së guximit për të thënë qoftë edhe një fjalë të vetme kundër klanit “Pronto”, LDK-ja e Isa Mustafës është në panikë me rënien e mbështetjes së qytetarëve.

VV-ja i është referuar një sondazhi të kompanisë "Ubo Consulting", të realizuar në muajin shtator, i cili e radhit Lidhjen Demokratike të Kosovës të treten parti në vendm pas PDK-së, dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“LDK-ja e Isa Mustafës, tashmë e ka shndërruar në traditë shpifjen dhe akuzën, ndaj kujtdo që ia thotë të vërtetën. Qoftë ndaj medieve, qoftë ndaj kompanive të ndryshme që masin opinionin pubik dhe qoftë ndaj qytetarëve. Në vend që të kërkojë sqarim nga kompania që kishte realizuar këtë sondazh, dhe të kërkojë të dijë parametrat, metodën e punës, etj. që ta analizojë nëse ky sondazh është serioz dhe shkencor, LDK e Isa Mustafës ka vendosur ta denoncojë atë pa pasur asnjë informacion, dhe të tentojë në mënyrë absurde ta lidhë këtë sondazh me Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, thotë VV-ja.

Sipas VV-së, LDK-ja e drejtuar nga Isa Mustafa është në panikë të madhe,  ngase po e di që ky dhe sondazhet e tjera të kohëve të fundit janë të vërteta.

“Ne tashmë jemi të bindur që rezultatet e këtij sondazhi – që flasin për rritje të madhe të VETËVENDOSJE!-s – përputhen me atë çka mendojnë qytetarët, dhe çka po shprehin ata për çdo ditë në vizitat tona në teren”, përfundon VV-ja

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat