Drejtuesit e PD-së vazhdojnë “luftën” për pozita

Aktuale

Drejtuesit e PD-së vazhdojnë “luftën” për pozita

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 08:20
PD

Derisa një pjesë e kryesisë së Partisë së Drejtësisë ka thirr Kuvend të Jashtëzakonshëm dhe thotë se ka shumicën e degëve që e përkrahin, pjesa tjetër që përkrahë Ferid Aganin, e që thuhet se është më e vogël, ka thënë se ftesa për Kuvend të Jashtëzakonshëm është joligjore.

Sipas një komunikate të krahut të Ferid Aganit, ftesa e dërguar nga sekretari i pezulluar Fidan Mustafa për Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor të PD-së për 28 shtator është veprim të paautorizuar, joligjor dhe kundër-statutor që ka për qëllim degradimin e integritetit politik të partisë,  dezinformimin dhe manipulimin e anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD-së, si dhe opinionit të gjerë publik.

Megjithatë, flitet se përkrahjen më të madhe nëpër degë e kanë nënkryetari Jeton Svirca, deputetja e vetme e kësaj partie, Labinotë Demi-Murtezi, si dhe sekretari i Përgjithshëm Fidan Mustafa.

KosovaPress mëson se pakënaqësitë dhe ndarja e kësaj partie ka filluar me demarkacionin, ku thuhet se Agani me një vendim të kryesisë, të cilin e kundërshton pjesa e ndarë për shkak të forumit, ka qenë pro votimit të demarkacionit, kurse, deputetja Labinotë Demi-Murtezi është kundër këtij votimi.

Po ashtu, pjesa e ndarë nga Agani kanë insistuar që pas dorëheqjes së Aganit si ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, këtë pozita ta marrë dikush nga PD dhe mos t’i mbetet PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat