Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa takon Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki-Moon

Aktuale

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa takon Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki-Moon

Nefail Maliqi Nga Nefail Maliqi Më 25 shtator 2016 Në ora: 14:14
Isa Mustafa dhe Ban Ki-Moon

Ashtu siç kishim paralajmëruar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së  Ban ki - Moon është takuar sot me Kryeministrin e Kosovës dr.Isa Mustafa, ne kuader te punimeve te sesionit te 71-te Asamablese pergjthshme ne Kombet e Bashkuara, kanë njoftuar sot zyrtaret e OKB-së agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.

Nga ky takim me delgacon e Kosovës,  Sekretari i Përgjithshëm ka inkurajuar progresin e mëtejshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më sot.

Ata diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe trashëgimisëkulturore dhe fetare, dhe të lehtësuar pajtimin ndëretnik.

Sekretari i Përgjithshëm u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me Përfaqësuesin e tij Specialnë Kosovë, z Zahir Tanin, shef i Misionit të Administratës së Përkohshme në Kosovë (UNMIK), për të trajtuar këto objektiva të përbashkëta.

“Presheva jonë” nga burimet  e saj  ka mësuar se nga  ky takim me shefin e OKB-së është  biseduar veç  per situatën aktuale në Kosovë, dialogun Kosovë-Serbi edhe per Asaocianin  e Komunave serbe, specialen dhe demarkacionin. Rreth ketyre dy temave te fundit shefi i OKB-së nuk eshte pronocuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat