Kosova nuk do të ketë liberalizim të vizave me këtë ‘trend’ lëvizjesh!

Aktuale

Kosova nuk do të ketë liberalizim të vizave me këtë ‘trend’ lëvizjesh!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 25 shtator 2016 Në ora: 15:08
Ilustrim

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, siç duket tashmë është shndërruar në një mjet kushtëzimi për institucionet e Kosovës. Dhe me këtë trend të zhvillimeve që kemi në vend, ende nuk dihet se kur do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Analistët politikë vlerësojnë se nëse shohin trendin e lëvizjes së palës së Kosovës, qoftë në nivel kombëtarë ashtu edhe atë ndërkombëtarë, shohim se Kosova rrezikon të futet në listën e zezë ndërkombëtare, e cila tashmë thuajse ia ka mbyllur të gjitha dyert lidhur me aspiratat e saj drejt integrimeve ero-atlantike.

Sipas tyre, me këtë tempo që ka Kosova nuk shkohet askund, prandaj duhet që sa më parë, të ndalet trendi i keqpërdorimit të pushtetit për interesa ekskluzive partiake, përderisa klasa intelektuale është poshtëruar nga klasa politike.

Blerim Burjani analist politik, ka thënë se për ketë më së keqi po e pëson qytetari, sepse subjektet politike pozitë dhe opozitë, nuk e kanë në prioritet qytetarin dhe problemet e tij, ekonomike, shëndetësore apo edhe lëvizjen e lirë.

“Si pozita ashtu edhe opozita mund të marrin viza një vjeçare, madje edhe më afat gjata, e më shumë ndërkohë që qytetarët as për një ditë. Ky është dallimi, ngase janë krijuar dhe po krijohen privilegje për klasën politike, por jo për ata të cilët ushtrojnë funksione në emër të tyre. Kam përshtypjen se për ndaljen e “ trendit”, të korrupsionit duhet kjo klasë politike të ketë më shumë presione nga BE-ja, dhe SHBA-të, në mënyrë që obligojnë këta njerëz të politikës të punojnë për qytetarin dhe rëndin e ligjin”, ka thënë Burjani.

Sipas tij kjo klasë politike deri më tash ka punuar për vete, për militantë politikë duke i akomoduar në borde, në ambasada e ministri. “Me këtë tempo që kemi nuk shkohet askund, prandaj duhet që sa më parë të ndalet trendi i keqpërdorimit të pushtetit për interesa ekskluzive partiake, përderisa klasa intelektuale është poshtëruar nga kjo klasë politike,” ka thënë Burjani.

Adlum Ramadani njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka thënë se situata aktuale e klasës politike, e përcjellë me mungesën e vullnetit politikë për të arritur konsensusit lidhur me çështje të rëndësisë së veçantë, të cilat janë domosdoshmëri e procesit shtet-ndërtues. kanë sjellë një frymë të re, atë të injorancës politike, e cila për fat të keq është duke rrezikuar stabilitetin e brendshëm politikë, por edhe potencialisht trazira kombëtare, të cilat do të ishin gjëja e fundit që do i duheshin Kosovës në këtë fazë në të cilën gjendet tashmë.

Ai ka thënë se nëse shohim trendin e lëvizjes së palës kosovare, qoftë në nivel kombëtarë dhe atë ndërkombëtarë, shohim se Kosova rrezikon të futet në listën e zezë ndërkombëtare, e cila tashmë thuajse ia ka mbyllur të gjitha dyert lidhur me aspiratat e saj drejt integrimeve evro-atlantike.

“ Të gjitha këto vijnë si pasojë e mungesës së një klase politike të denjë e cila nuk është në gjendje të krijojë kushte të përshtatshme vendimmarrje dhe e cila vazhdimisht iu shmanget transparencës publike pikërisht për faktin se e njëjta është dorë e zgjatur e një pale të tretë, e cila nga rreziku që i kanoset pret urdhra të drejtpërdrejta dhe nuk heziton t’i respektoj ato”, ka thënë Ramadani.

Ndryshe Leon Duhanaj analist politik ka thënë se liberalizimi i viza e për qytetarët e Kosovës, është shndërruar në një mjet kushtëzimi për institucionet e Kosovës, drejtë shtyrjes së reformave të kërkuara, si ato të zbatimit të ligjit dhe reformave të tjera të nevojshme dhe të rëndësishme për vendin, të cilat, nëse nuk do të kishte këtë lloj presioni nuk do të kishte gatishmëri për t'u trajtuar.

“ Ne tashmë e kemi dëshmuar se retorika për atdhedashuri dhe shtet ndërtim, nuk është asgjë tjetër pos një fars elektoral. Ne tashmë kemi dëshmuar që në mungesë të vetëdijes qytetare, nuk jemi të aftë ta trajtojnë shtetin si një diçka të shenjtë, por e përdorim si mjet për pasurim personal e klanorë. Thirrjet për ligj e drejtësi i marrim si një lojë, e për reforma te thera as mos të flasim”, ka thënë Duhanaj. Sipas tij, liberalizimi i vizave është problematik për shtetatsit e Kosovës, jo pse ne jemi apo përbëjmë ndonjë problem për Europën, sepse Europa do ta absorbonte shumë shpejt dhe pa ndonjë problëm nje fluks eventual të shqiptarve, por për atë se Europa është e brengosur se qytetarëve të Kosovës po ju epet mundësia të ikin. “ Të gjithë këto konkludime nga ana e Evropës, vijnë duke u bazuar në masen e zhgënjimit i cili po mbretëron në Kosovë, ku më pas do të shkaktonte vertet një eksod, i cili do të ishte me përmasa të frikshmë për vendin tone. Prandaj kerkesat insistuese për rezultate në sundimin e ligjit, janë rezultate konkrete, jo arrestime spëktakulare e pas nje kohe hetimësh oason liria për të gjithë. Por hetime, arrestime dhe denine efektive. Jam i mendimit që do të ketë levizje pozitive deri kah fundi i vitit dhe qytëtarët e Kosovës, nga viti i ardhshëm, do të mund të lëvizin pa viza,por kjo mbetet të shihet”, ka thënë Duhanaj.

Ai ka thënë se masat të cilat kërkohen të shtyhen, janë ekskluzivisht çështje politike, të cilat, po pati vullnet brenda skenës politike kosovare, do të kalonin shumë shpëjtë.

“ Se sa do të realizohen, varet nga vullneti politik i partive politike dhe serioziteti i tyre karrshi qytetarëve, të gjitha këto dështime në sferen integruese janë peng i interesave partiake dhe politikave ditore të tyre, dikush me bllokada e dikush me mospunë. Subjektet politike, e kanë humbur qëllimin dhe arsyen e ekzistencës së tyre. Në vend që të jenënnë shërbim të qytetarëve të tyre, ato i trajtojnë qytetarët si shërbëtorë. Prandaj sa më heret që ta kuptojnë misionin e tyre, aq me mirë dhe më shoejt do të levozim drejtë proceseve integruese, përkatësisht, liberalizimiz të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Duhanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat